AI Zgjidhja pėr Kosovėn e mundshme vetėm pėrmes konsultimeve me pakicat dhe shoqėrinė civile
Amnesty International ka shprehur brengėn e saj nė lidhje me lajmin qė, nė rast se nuk arrihet kompromisi, vendimi mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės mund tė imponohet dhe tė diktohet nga jashtė, pa konsultime tė nevojshme.
Amnesty International kėrkon qė marrėveshja finale mbi statusin e vendit tė arrihet nė konsultim me tė gjitha bashkėsitė qė jetojnė nė Kosovė dhe qė njė marrėveshje e tillė tė mbrojė tė drejtat e tė gjitha bashkėsive shqiptarėve, serbėve, romėve, ashkalinjve, boshnjakėve, goranėve dhe turqve, si dhe tė drejtat e grave, edhe nėse konsultimet e tilla mund tė kėrkojnė edhe mė shumė kohė. Masat pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut tė gjithė njerėzve tė Kosovės duhet tė mbesin nė qendėr tė bisedimeve, thotė AI. Se cilat und tė janė kėto masa, ky ėshtė njė vendim i cili duhet tė miratohet nė konsultim me shoqėrinė civile nė Kosovė. AI shpreh keqardhje pėr faktin qė bashkėsia ndėrkombėtare nuk ka kėrkuar qė dy palėt e negociatave tė konsultohen me pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile. Sipas njė raporti tė pėrgatitur nga AI, respektimi i tė drejtave tė njeriut pėr tė gjithė, pa diskriminim, duhet tė ketė qenė nė qendėr tė procesit tė negociatave dhe ...brenga kryesore nė tė gjitha vendimet dhe marrėveshjet mbi tė ardhmen e Kosovės. Nė raportin e saj, AI propozon njė varg masash pėr tė siguruar qė tė drejtat e njeriut do tė mbrohen dhe tė respektohen, pavarėsisht nga statusi i ardhshėm i Kosovės. Amnesty International propozon qė tė drejtat tė garantohen nė Kushtetutėn e Re tė Kosovės, tė definojnė marrėdhėniet nė mes tė legjislacionit vendor dhe pakteve ndėrkombėtare mbi tė drejtat e njeriut, tė miratojė masa pėr pėrmirėsimin e punės sė gjyqėsorit, tė paraqes garanci pėr tė drejtat e minoriteteve, dhe tė harmonizojė pėrgjegjėsitė e zyrave kompetente me standarde tė pranuara ndėrkombėtare. |



