SEEMO dėnon sulmin e gazetarit Enis Veliu
Organizata e Mediave tė Evropės Juglindore (SEEMO), njė rrjet botuesish, ekzekutiv tė mediave dhe gazetarėve udhėheqės nga Evropa Juglindore, nė njė letėr drejtuar Kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, ka shprehur brengėn e saj mbi sulmin ndaj gazetarit tė sė pėrditshmes kosovare "Lajm", Enis Veliu dhe ka kėrkuar nga ai qė tė kryhen hulumtime nė lidhje me kėtė rast.
Gjithmonė sipas SEEMO-s, aksidenti ka ndodhur pėrderisa Veliu ishte duke pritur tė takoj deputetin Bajrush Xhemajli nė restorantin e Kuvendit. Para takimit, Veliu kishte paraqitur kartelėn identifikuese valide tė gazetarit. SEEMO me tutje ėshtė informuar qė Veliu kishte dashur tė raportonte incidentin nė polici, por nė stacionin e policisė ai ishte kėshilluar tė fal autorin e sulmit. SEEMO dėnon fuqishėm kėtė sulm mbi gazetarin dhe fton kryeparlamentarin qė tė bėj ēdo gjė brenda fuqive tė tij pėr tė hulumtuar rastin, si dhe tė parandalojė paraqitjen e rasteve tė tilla nė tė ardhmen. Nė tė njėjtėn kohė, SEEMO ka pėrkujtuar kryeparlamentarin qė ėshtė qenėsore pėr gazetarėt tė kryejnė punėn e tyre nė mėnyrė tė lirė dhe se mediat e pavarura janė vitale pėr zhvillimin demokratik tė ēdo shoqėrie. |



