CRCA hap zyrtarisht linjėn e ndihmės dhe kėshillimit tė fėmijėve nė Tiranė
|
Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri CRCA, hapi me 2 Tetor zyrtarisht Linjėn e Telefonit tė Ndihmės dhe Kėshillimit pėr Fėmijėt nė Tiranė. Linja e cila do tė njihet zyrtarisht me emrin 'Linja e Kėshillimit tė Fėmijėve Tiranė' ėshtė njė program i CRCA i financuar nga Zyra e Komisionit tė Bashkimit Europian nė Tiranė, dhe qė do tė asistojė fėmijėt nė disa nga momentet mė tė vėshtira tė jetės sė tyre.
'Unė jam i lumtur sot qė pas njė viti tė plotė pune Linja e Kėshillimit tė Fėmijėve Tiranė ėshtė hapur sot zyrtarisht dhe se fėmijėt kanė filluar tė na telefonojnė pėr raste tė abuzimit apo edhe probleme tė tjera qė ata ndeshin nė jetėn e tyre - tha pėr E-Gazetėn z. Altin Hazizaj, Drejtor i CRCA - Gjatė viteve nė vazhdim ne do tė punojmė qė ta bėjmė Linjėn e Fėmijėve operacionale nė nivel kombėtar, ndėrkohė qė njė sėrė kursesh trainimi mbi fenomenin e abuzimit tė fėmijėve u janė dhėnė pėrfaqėsuesve tė OJF-ve dhe institucioneve qeveritare nė Tiranė'. Linja e Kėshillimit tė Fėmijėve nė Tiranė ėshtė e para linjė telefoni profesionale nė Shqipėri dhe qė ėshtė hapur pėr fėmijėt qė nė muajin Tetor 2005. Gjatė kėtyre muajve ėshtė punuar drejtėpėrsėdrejti me fėmijėt dhe tė rriturit, duke i asistuar ata me kėshilla dhe trainime ne fusha specifike te abuzimit apo mirerritjes se femijes. Niveli i sherbimeve tė Linjės pėrfshin shėrbimin 8-orėsh tė telefonit pėr fėmijėt, si dhe konsultime direkte me psikologė, punonjės sociale dhe avokatė tė CRCA pėr tė gjithė tė interesuarit. Ndėrkohė qė operatorėt e Linjės sė Telefonit tė Fėmijėve janė studentė tė Fakultetit tė Shkencave Sociale, tė cilėt janė trainuar nga ekspertė ndėrkombėtarė pėr kėtė ēėshtje. Njė tjetėr aktivitet kryesor i Linjės sė Kėshillimit tė Fėmijėve ka qenė edhe forcimi i kapaciteteve tė institucioneve lokale dhe OJF-ve qė punojnė pėr ēėshtjen e abuzimit tė fėmijėve dhe mirėrritjen e tyre. Rreth gjashtė kurse trainimi janė ofruar gjatė njė viti pėr zyrtarė dhe pėrfaqėsues tė OJF-ve qė punojnė drejtėpėrsėdrejti me fėmijėt. Ndėrkohė qė njė grup ekspertėsh tė CRCA janė duke punuar pėr tė pėrcaktuar njė Procedurė Standarte tė Trajtimit tė Fėmijėve tė Abuzuar, e cila do t'iu vihet nė dispozicion tė gjtha institucioneve dhe OJF-ve qė punojnė pėr mbrojtjen dhe kujdesin e fėmijėve nė Tiranė, por edhe nė Shqipėri. Ndėr tė tjera Linja e Kėshillimit pėr Fėmijėt Tiranė ofron: - Kėshillim pėr femijet dhe adoleshentet; - Ndihmė emergjente fėmijėve tė keqtrajtuar; - Indentifikon dhe denoncon ēėshtjet e shfrytezimit dhe abuzimit tė fėmijėve nė Shqipėri. - Kėshillon dhe trajton fėmijėt e keqtrajtuar, viktima tė trafikut, fėmijėt nė institucione etj. - Punon pėr pėrmirėsimin e politikave dhe legjislacionit kundėr keqtrajtimit tė fėmijėve. - Forcon kapacitet e qeverisė dhe OJF-ve pėr tė trajtuar fėmijėt e abuzuar dhe nė nevojė. - Sensibilizon autoritetet pėr tė parandaluar dhe luftuar abuzimin e fėmijėve nė Shqipėri. - Punon me mėsuesit dhe nxėnėsit pėr tė zgjeruar njohuritė e tyre nė fushėn e tė drejtave tė fėmijėve. - Zhvillon nisma lobimi dhe advokatėsie pėr pėrmirėsimin e ligjeve qė ndalojnė dhunėn ndaj fėmijėve. |



