Kushte te papranueshme ne konvikte
|
Lėvizja MJAFT! denoncoi tė Premten me 13 Tetor 2006 kushtet tejet tė vėshtira tė konvikteve studentore, ndėrsa propozoi disa ndryshime nė projektligjin e Arsimit tė Lartė.
Besjan Pesha, aktivist i MJAFT! tha nė njė konferencė pėr shtyp se studentėt po pėrballen me vėshtirėsi jo tė vogla, qė kanė tė bėjnė kryesisht me kushtet e mjerueshme nė tė ashtuquajturat konvikte. Jo mė larg se tre ditė mė parė, vizituam disa miq, tė cilėt mes gėzimit dhe emocioneve tė nisjes sė studimeve, duhet tė ndanin stresin dhe hallet qė kishin si burim kushtet e mjerueshme nė konvikte. Dhoma tė vogla, jo mė shumė se 20 metra katrorė, ku jetojnė 5 - 6 studentė, tha Pesha. Sipas tij konviktet janė tė pajisura me dhoma tė mobiluara vetėm nga krevatė tė vjetėr, vetėm me njė tavolinė tė vogėl, plotėsisht e papėrshtatshme pėr tė studiuar njė person, jo mė 6. Dhoma ku mungon ndricimi, dhe ku pasi bie muzgu, bėhet e pamundur tė lexohet. Tualete dhe dushe kolektive jashtė cdo standarti normal jetese. Situata bėhet edhe mė e rėndė kur mendon se njė studenti, pėr tė jetuar nė kėto kushte jonormale, i duhet tė paguajė 29 mijė lekė tė vjetra nė muaj. Shumėkujt mund ti duket njė shumė e vogėl parash, por duke patur parasysh faktin se shumica e studentėve, sidomos ata tė viteve tė para nuk mund tė punojnė, kjo qera mujore pėr tė atilla kushte tė mjerueshme duket e ekzagjeruar dhe absurde, vuri nė dukje aktivisti i MJAFT!. Lėvizja Mjaft i drejtohet sot Ministrise se Arsimit me kėrkesėn pėr tė vėnė ndėr prioritetet e saj pėrmirėsimin e kushteve nė konviktet ku qindra studentė jetojnė e studiojnė. Ne jemi tė bindur se me pak mė shumė vullnet, kushtet mund tė pėrmirėsohen. Qeveritė shqiptare, pavarėsisht ngjyrimit politik, duhet tu ofrojnė studentėve mundėsinė pėr tė jetuar si studentė, tha Pesha. MJAFT sugjeroi sot edhe disa ndryshime nė projektligjin pėr Arsimin e Lartė. Duke vleresuar rendesine e tij, Levizja MJAFT beson se ky ligj nuk duhet miratuar me nxitim dhe pa konsutime te gjera me grupet e interesit te cilat ne kete fushe jane jo vetem konsoliduara por dhe kane tere ekspertizen e nevojshme. Ne kete kuader, MJAFT bėri edhe disa vleresime specifike per projektligjin ne fjale. Pesha konstatoi se autonomia e universiteteve megjithese zgjerohet ne dukje, ne terma reale mbetet ende e kontrolluar nga institucioni i Keshillit te Administrimit i cili nė shumicėn e tij pėrbėhet nga anėtarėt e emėruar nga ministria. MJAFT mendon se aministrimi i burimeve financiare tė universiteteve do tė ishte shumė mė eficient nė rast se mė shumė vendimmarrje do tu jepej universiteteve. Sipas kėsaj lėvizje, ekzekutivi mund tė forcojė ndėrkohė nivelet e kontrollit. Pesha foli gjatė kėsaj konference edhe pėr pjesėmarrjen studentore, nė lidhje me tė cilėn ai pohoi se ndonėse ka njė zhvillim pozitiv, ende ka nevojė pėr saktėsime ne tre pika: 1) Pjesėmarrja e studentėve duhet tė sanksionohet nė mėnyrė tė qartė nė nivel jo mė pak se 30% e vlerės totale tė votave pėr zgjedhjen e senatit, rektorit dhe dekanit. 2) Kėshillave studentore duhet tu njihet e drejta pėr tė kryer veprimtari ekonomike brenda kuadrit tė universitetit (qendra studentore, menaxhimi i kartave studentore sipas modelit europian, botime informuese, etj. 3) Karta e studentit duhet tė menaxhohet nga universiteti jo vetėm pėr tė lehtėsuar menaxhimin por edhe pėr tė personalizuar ato pėr shėrbimet qė universiteti ofron. Miratimi nga Kėshilli i Ministrave pėr kritere tė hollėsishme pėr cdo vend pune tė personelit akademik ėshtė jo vetėm tejet burokratike dhe i qendėrzuar por shkon edhe plotėsisht kundėr parimit tė autonomisė, tha gjithashtu aktivisti i Lėvizjes MJAFT. |



