Nė organizim tė OJQ-sė BELGRADE CIRCLE dhe Institutit kosovar pėr gazetari dhe komunikim - KIJAC, prej datės 22 deri mė 26 tetor, nė Prishtinė, do tė zhvillohet konferenca, "Hannah Arendt nė politikėn e pėrfshirjes/pėrjashtimit", e cila mbahet nė kuadėr tė programit studentor pėr kėmbim, "Ballkani nė rrugėn drejt Evropės: Arsimimi pėr Evropėn qė do tė vijė" (Dialogu Serbi Kosovė 2006-2009).
Konferenca katėrditore do tė fillojė me takimin e Kėshillit organizativ, pėr tė vazhduar mė pastaj me seminar, tė cilit do ta hapin Obrad Savic (Belgrade Circle), Willem Houven (KIJAC) dhe Shkėlzen Maliqi ('Gani Bobi' Institute).
Nė disa seanca tė kėsaj konference, pjesėmarrėsit nga Kosova, Serbia, Kroacia, Gjermania e Sllovenia do tė trajtojnė temat: "Rreth Evropės kozmopolite: Lidhja e Hannah Arendtit me Evropėn qė do tė vijė", "Lidhja e pėrgjegjėsisė politike me predikimin bashkėkohor demokratik", "Drejtėsia kufitare evropiane: mes pėrjashtimit dhe pėrfshirjes" "Gjuha e kujtesės dhe e kaluara e pėrbashkėt evropiane" dhe "Evropa mes republikanizmit dhe neoliberalizmit", pėr tė vazhduar mė pastaj me filmin dokumentar "What Remains?" (Mbetjet gjuhėsore, Günther Gaus: Intervista me Hannah Arendt), ekspozitėn "Fotografi nga arkivi i Hannah Arendtit" si dhe me promovimin e librit "Tė zėnė rob nga djalli: Trashėgimia e Hannah Arendtit", i pėrgatitur nga Dasa Duhacek dhe Obrad Savic (Belgrade Circle, Belgrade Women's Studies Center - edicioni i dytė 2006).
Gjatė ditėve tė kėsaj konference, pjesėmarrėsit do tė vizitojnė njė mori institucionesh qeveritare, mediale dhe arsimore nė Kosovė (UNMIK, UNDP, Koha Ditore, Express, Građanski list etj.), ndėrsa studentėt nga shtetet pjesėmarrėse do tė kenė rastin tė diskutojnė mbi temat e parashtruara.
Pjesėmarrės nė kėtė konferencė krahas organizatorėve nga Belgrade Circle dhe KIJAC, do tė jenė edhe studiues nga Instituti "Gani Bobi" (Kosovė), Qendra "Hannah Arendt" (Gjermani), Instituti i Paqes (Slloveni) Qendra "Studimet e femrave" (Serbi) , Universiteti i Prishtinės (Kosovė) etj.
Partnerė tė kėtij projekti janė disa institucione shkencore e arsimore nga Serbia, Kosova, Maqedonia.
|