U shpall tenderi ndėrkombėtar pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile
Ministria e Transportit dhe Postė-Telekomunikacionit (MTPT), sot shpalli tenderin ndėrkombėtar pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile, ndėrsa aplikimi i kompanive tė interesuara do tė fillojė qysh nė javėn e ardhshme, u bė e ditur sot nga kjo Ministri.
Pėr licencimin e operatorit tė dytė tė telefonisė mobile nė Kosovė ėshtė zgjedhė metoda e kombinuar, ēmimi minimal 20 milionė euro, plus ankand pėr kėtė ēmim, plus i ashtuquajturi Beauty Contest. Kompania qė ofron mė sė shumti tė holla nė tender fiton 30% tė pikėve, pėr nivelin dhe afatin e mbulueshmėrisė, po ashtu fitohen 30%, partneriteti vendor dhe numri i punonjėsve siguron 20%, shėrbimet dhe kualiteti sjell 10% tė pikėve aq sa edhe pėrvoja nė telefoninė mobile. Qeveria e Kosovės, nėpėrmes tenderit ndėrkombėtar ka pėrzgjedhur firmėn konsultative suedeze, "Stela Con" pėr kėshillues nė ankandin e kėsaj telefonie. Ky do tė jetė tenderi i dytė pėr operatorin e dytė. Tenderi i parė ėshtė ishte shpallur dhe anuluar gjatė vitit 2004. Atė kohė, korporata kosovaro-sllovene, "Mobikos Mobitel" ishte shpallur fituese e tenderit, por ish-shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen-Petersen kishte anuluar tėrė procesin e tenderimit. Sipas, Ministrit tė MTPT-sė, Qemal Ahmeti, pritet qė deri nė fund tė muajit shkurt 2007 tė shpallet fituesi i kėtij tenderi. Fituesi i kėtij tenderi do tė ketė tė drejtė ta shfrytėzojė licencėn e marrė pėr njė periudhė 15 vjeēare, pėrderisa kompania fituese do tė pėrdorė kodin e vendit nga i cili vjen gjersa Kosova nuk do ta ketė njė tė tillė. |



