Ministria e Mjedisit pėrgatit rregulloren mbi mbetjet e vajrave
|
Ministria e Mbrojtjes sė Mjedisit, Planifikimit dhe Ndėrtimit Hapėsinor (MMMPNH) kaloi draftin e rregullores mbi Menazhimin e Mbetjeve tė Vajrave. Kjo ėshtė njė tjetėr rregullore e miratuar me qėllim rritjen e nivelit tė mbrojtjes sė mjedisit, sigurimit tė zbatimit tė legjislacionit mbi menazhimin e mbeturinave sipas direktivave europiane.
Menazhimi i mbetjeve tė vajrave nuk ėshtė mbuluar nga sistemimi, pėrdorimi apo magazinimi i organizuar nė tėrėsi nė tė kaluarėn. Konsumimi i lubrifikantėve dhe vajrave ushqimore ėshtė nė njė rritje konstante. Nė kėtė moment vlerėsimi i sasisė sė vajrave qė hyjnė nė Kroaci ėshtė 35,000 ton lubrifikantė nė vit, dhe 50 ton vajra ushqimorė. Pas pėrdorimit, ambalazhi i tyre kthehet nė mbeturina. Hedhurinat vajore qė nuk janė pėrdorur apo magazinuar siē duhet janė mjaft tė dėmshme. Hedhurinat e lubrifikantėve tė grumbulluar mund tė ripėrdoren nė njė mėnyrė tė tillė qė tė merren produkte tė reja, duke i pastruar ato dhe ripėrdorur pėrsėri si lubrifikantė ose pėrdorimi i tyre si lėndė djegėse. Drafti i rregullores pėrcakton se cilėt persona fizikė apo juridikė mund tė jenė pėrgjegjės pėr pagesėn e tarifave, shumės sė tarifės sė paguar, afatet e pagesės dhe metodat e njehsimit tė pagesės dhe kompesimit, metodat e menazhimit tė kėtyre mbetjeve dhe magazinimit, bonuseve pėr personat private qė do tė grumbullojnė kėto hedhurina si dhe probleme tė tjera tė lidhura me pėrdorimin dhe depozitimin e hedhurinave vajore. Kjo rregullore ėshtė pėrgatitur nė pėrputhje me direktivat e BE-sė mbi Mbetjet Vajore, parimin e ndotėsit industrial i cili siguron qė menazhimi i mbetjeve vajore ėshtė nė pėrputhje me legjislacionin europian. Draftin mund ta gjeni ne linkun vijues: www.mzopu.hr. |



