Lėvizja MJAFT nė Lezhė, njė ekspozitė me mbeturinat
|
Aktivistėt e Lėvizjes MJAFT nė Lezhė kanė denoncuar sot situatėn tejet problematike tė mjedisit nė kėtė qytet.
Ata kanė fotografuar tė gjitha vendet e mbushura me mbeturina, tė shpėrndara nė tė gjithė qytetin, dhe pėrmes 120 fotografive kanė ftuar qytetarėt e Lezhės qė tė firmosin njė peticion drejtuar autoriteteve lokale pėr tė ndryshuar kėtė situatė.
Nė kėtė peticion, aktivistėt e Klubit qytetar tė MJAFT-it nė Lezhė kėrkuan qė autoritetet tė gjejnė mundėsinė e krijimit tė njė venddepozitimi tė pėrhershėm tė kėtyre mbeturinave dhe tė sigurojnė sa mė parė njė sistem funksional pėr pastrimin sistematik tė tyre. Eshtė e pafalshme qė njė qytet me kaq shumė histori, u prezantohet fillimisht turistėve me njė pamje tė tillė mjeruese, tha Ermal Gega, aktivist i MJAFT-it nė qytetin e Lezhės. Ndėrkohė, Altin Jahu, drejtues i kėtij klubi u shpreh optimist pėr kėtė aksion dhe bėri tė ditur se ky klub ėshtė i vendosur ti shkojė deri nė fund kėtij problemi edhe me protesta masive. E para protestė do tė zhvillohet ditėn e enjte. Problemet e shumta mjedisore tė mjedisit kanė qenė objekt i njė projekti kombėtar tė Lėvizjes MJAFT gjatė verės sė kėtij viti. Njė karvan i titulluar Jeto Gjelbėr vizitoi qytetet kryesore tė Shqipėrisė pėr tė sensibilizuar tė gjithė qytetarėt dhe autoritetet lokale pėr pėrmirėsimin e situatės mjedisore nė vend. |



