for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Development > Children skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
06 Korrik 2008

Qeveria Shqiptare tė marrė masa pėr t’i dhėnė fund diskriminimit tė fėmijėve me HIV/AIDS nė arsimin para-shkollor

Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri – CRCA dhe Shoqata e Personave qė Jetojnė me HIV/AIDS nė Shqipėri - PLWHAA, dolėn dje me 30 Tetor me njė deklaratė pėr shtyp ku kėrkonin tė shprehin shqetėsimin e tyre tė thellė pėr shkeljen e tė drejtės bazė pėr arsimim tė fėmijėve qė jetojnė me HIV/AIDS, nga ana e intitucioneve tė arsimit publik nė Shqipėri.

Pėr tė dytin vit radhazi institucionet e arsimit parashkollor (kopshtet publike) - nė varėsi tė Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės - iu refuzojnė fėmijėve qė jetojnė me HIV/AIDS tė drejtėn pėr tė frekuentuar kėto institucione. Kjo ėshtė njė shkelje flagrante e tė drejtave tė fėmijėve dhe nė kundershtim tė hapur me Nenin 28 tė Konventės pėr tė Drejtat e Femijėve tė OKB-sė, ku shteti shqiptar ėshtė palė qė prej vitit 1992, si dhe Nenit 21 te ligjit Nr. 8689, datė 16.11 2000 “Per parandalimin e perhapjes se infeksionit HIV/AIDS ne Republiken e Shqiperise” dhe angazhimeve te mara nga Qeveria Shqiptare gjatė nėnshkrimit tė Deklaratės sė UNGASS-it tė Organizates se Kombeve te Bashkuara, Qershor 2006.

Sipas mendimit tė kėtyre dy shoqatave ėshtė e papranueshme pėr Parlamentin, Qeverinė Shqiptare dhe Ministrinė e Arsimit dhe Shkencės, qė tė lejojnė institucionet nė varėsi tė tyre, tė financuara nga taksapaguesit shqiptarė (pėrfshirė edhe personat qė jetojnė me HIV/AIDS), tė diskriminojnė dhe tė shkelin nė mėnyrė flagrante tė drejtėn e femijėve pėr arsimim.

Neni 2 i Konventės pėr tė Drejtat e Femijės tė OKB-sė thotė tekstualisht: “Shtetet palė angazhohen tė respektojnė tė drejtat e pėrmendura nė kėtė konventė dhe t’ia garantojnė ato ēdo fėmije, qė pėrfshihet nė juridiksionin e tyre, pa asnjė lloj dallimi…..” pėr tė vazhduar mė tej me paragrafin “Shtetet palė marrin tė gjitha masat e duhura, me qėllim qė fėmija tė jetė efektivisht i mbrojtur nga tė gjitha format e diskriminimit ose ndėshkimit...”

Ndėrsa nė legjislacionin shqiptar nė Nenin 21, tė Ligjit Nr. 8689 tė lartpėrmendur ėshtė pėrcaktuar shprehimisht: “Janė tė ndaluara: pushimi nga puna, mospranimi nė punė, mospranimi nė njė institucion arsimor, shėndetėsor, kufizimet e tė drejtave tė tjera dhe tė interesave tė ligjshėm... si pėr personat e infektuar nga HIV-i dhe pėr anėtarėt e familjeve tė tyre duke nxjerrės si shkak infeksionin me HIV/AIDS”.

Nga ana tjetėr, refuzimi qė iu ėshtė bėrė fėmijėve qė jetojnė me HIV/AIDS pėr tė frekuentuar arsimin parashkollor bie ndesh edhe me njė urdhėresė administrative tė Ministrit tė Arsimit dhe Shkencės tė Shqipėrisė, ku pėrcaktohet qė fėmijėt duhet tė frekuentojnė minimalisht njė vit pranė njė institucioni tė edukimit parashkollor, para se ata tė frekuentojnė arsimin e detyrueshėm 9-vjeēar.

”Ne nuk do tė dėshironim tė besonim se mentaliteti, stigma dhe diskriminimi qė mbizotėron nė shoqėrinė shqiptare ndaj personave qė jetojnė me HIV/AIDS ka pėrfshirė edhe institucionet publike nė Shqipėri. Pėr mė tepėr qė, kjo do tė krijonte premisa qė diskriminimi i fėmijėve tė shtrihej nė tė gjitha nivelet e arsimit nė Shqipėri, gjė e cila do tė binte ndesh edhe me legjislacion dhe politikat e Qeverisė Shqiptare”.

Duke patur parasysh shqetėsimet e ngritura nė kėtė Deklaratė pėr Shtyp, Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri – CRCA dhe Shoqata e Personave qė Jetojnė me HIV/AIDS - PLWHAA, mendojnė se Qeveria Shqiptare dhe veēanėrisht Ministria e Arsimit dhe Shkencės, duhet tė ndermarrin masat e mėposhtme:
CRCA logo
CRCA logo

1. Pranimin e menjėhershėm ne institucionet e arsimit parashkollor tė tė gjithė fėmijėve qė jetojnė me HIV/AIDS dhe qė dėshirojnė tė frekuentojnė keto institucione.
2. Sigurimin e mbrojtjes sė identitetit (konfidencialitetit) tė fėmijėve qė jetojnė me HIV/AIDS nė kėto institucione;
3. Marrjen e masave serioze ndaj tė gjithė zyrtarėve publik tė cilėt diskriminojnė dhe shkelin tė drejtat e fėmijėve qė jetojnė me HIV/AIDS nė Shqipėri.
Manifestime tė tilla tė diskriminimit dhe shkeljes sė tė drejtave tė fėmijėve jo vetėm qė dėmtojnė imazhin e Qeverisė shqiptare dhe institucioneve tė saj, por ndikojnė dhe nė krijimin e njė atmosfere negative, poshtėrues dhe ndėshkuese ndaj fėmijėve qė jetojnė me HIV / AIDS. Sigurisht qė ėshtė ky imazh qė ndikon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė negativisht edhe nė integrimin e Shqipėrisė nė Bashkimin Europian.

Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri¬-CRCA dhe Shoqata e Personave qė Jetojnė me HIV/AIDS – PLWHAA besojnė se zbatimi i kėtyre masave si dhe rritja e ndėrgjegjėsimit dhe ndjeshmėrisė sė institucioneve qeveritare dhe joqeveritare pėr krijimin e njė sistemi reagimi human, profesional dhe mbrojtės do tė sillnin pėrmirėsimin e situatės sė fėmijėve qė jetojnė me HIV/AIDS nė Shqipėri.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel