for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Environment > Pollution skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

Tė anullohet leja pėr ndėrtimin e TEC-it tė Vlorės

Qeveria Shqiptare duhet tė anullojė lejen pėr ndėrtimin e TEC-it tė Vlorės, qė mesohet tė jetė dhėnė nga Qeveria Shqiptare, sipas prononcimit tė djeshėm nga Ministri i Energjitikes z. Genc Ruli. Nė lejen e Qeverisė pėr TEC-in e Vlorės materializohen njė sėrė shkeljesh ligjore dhe njėherazi njė aferė e pastėr korruptive e qeveritarėve shqiptarė nė bashėkpunim tė ngushtė me Bankėn Botėrore. Pėr tė argumentuar kėtė mjafton tė shtojmė nė tėrėsinė e shkeljeve ligjore tė evidentuara e tė paraqitura nė publik nga Aleanca pėr Vlorėn edhe faktin e zbuluar se fundi se nė Dhjetor tė vitit 2001 nga studimi i bėrė nga Agjencia Kombėtare e Mjedisit nė bashkėpunim me kompaninė amerikane Harza, studim i cili i ėshtė dorėzuar Bankės Botėrore, rezulton se pėr instalimin e termo-energjisė nė Shqipėri rekomandohet rikonstruktimi i TEC-it tė Fierit, i cili do tė punojė me lėndė tė parė te vendit.
Qyteti i Vlores
Qyteti i Vlores

Qeveria e sotme e cila ėshtė e angazhuar pėr tė luftuar korrupsionin ka pėr detyrė tė analizoje aferėn korruptive me TEC-in e Vlorės nga qeveria e mėparshme qysh nga 2001 e nė vazhdim nė vitin 2003, kur u anullua tenderi pėr TEC-in e Fierit dhe tė informojė publikun pėr kėto veprime qė nuk mund tė quhen ndryshe veēse korruptive, me kahe tė dyanshme, nga institucionet e vendit e ato ndėrkombėtare.

Anullimi i lejes pėr ndėrtimin e TEC-it tė Vlorės duhet bėrė mbi tė gjitha pėr arėsye se sipas konventės sė Aahrusit, ratifikuar nga Kuvendi i Shqipėrisė ēėshtja e TEC-it sė bashku me vepra tė tjera qė mund tė ndėrtohen nė gji tė Vlorės, kėto objekte janė miratuar nga qeveria pa u bėrė informimi i duhur dhe pa asnjė pjesėmarrje tė publikut. Gjithashtu, ndėrtimi i TEC-it dhe veprave tė tjera nė gjirin e Vlorės janė tashmė objekt i Gjykatės Kushtetuese e cila do tė marrė vendim sė shpejti lidhur me kėrkesėn pėr referendum tė kėrkuar nga 14 mijė qytetarė tė Vlorės e njėsive tė tjera administrative qė shtrihen nė gjirin e Vlorės.

Aleanca Qytetare per Vlorėn ėshtė shprehur se do tė ndjekė te gjithė hapėsirat ligjore qė tė garantohet e drejta kushtetuese, ligji shqiptar pėr mbrojtjen e Mjedisit, dhe konventa e Aahrusit, nė mėnyrė qė tė arrihet referendumi vendor pėr ndėrtimin ose jo te TEC-it e tė veprave tė tjera nė gji tė Vlorės. Nė rast shpėrfillje tė kėsaj tė drejte Aleanca ka deklaruar se do tė vihet nė zbatim mosbindja civile.

Aleanca Qytetare pėr Vlorėn i bėn thirrje Qeverise tė heqė dorė nga mashtrimi i publikut lidhur me sloganin se Qeveria anullon Parkun energjitik nė Vlorė, pasi Parku energjitik tani nuk ėshtė gjė tjetėr veēse TEC-i dhe depozitat e La Petroliferės, pėr tė cilat Qeveria ėshtė shprehur se do t’i ndertojė. Edhe vepra tė tjera tė naftės, si terminali i projektit AMBO vazhdojnė tė kėrcėnojnė qytetin dhe gjirin e Vlorės.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel