16 ditė fushatė sensibilizuese pėr tė drejtat e grave
|
"Bėhu aktiv, denonco dhunėn, ky ka qenė slogani i fushatės sensibilizuese qė ka nisur me 25 Nėntor, nė rrugėt e kryeqytetit pėr mbrojtjen e tė drejtave tė grave.
Fushata do tė zgjasė 16 ditė me radhė dhe nė qendėr tė saj do tė jenė aktivitete tė ndryshme, qė do tė sensibilizojnė opinionin publik pėr vendin real qė duhet tė ketė gruaja shqiptare nė shoqėrinė e sotme. Nė aktivitet qė do tė zhvillohen do tė marrin pjesė organizata joqeveritare dhe qendra Nė dobi tė gruas Shqiptare, "Shtėpia pėr mbrojtje e kulturės pėr gratė" dhe Instituti Shqiptar i Medias. Mesazhi ėshtė lėshuar nė Ditėn Ndėrkombėtare tė Luftės Kundėr Dhunės. Pėrmes kėtij aktiviteti shoqatat synojnė tė ndihmojė viktimat e trafikimit gjatė kėtyre 10 viteve tė fundit si dhe tė ndėrgjegjėsojė gratė, mbi tė cilat abuzohet, qė tė denoncojnė dhunėn. Pėr kėtė janė hartuar dhe do tė shpėrndahen gjatė ditėve nė vijim materiale dhe broshura tė ndryshme tek tė gjithė qytetarėt, pėr denoncimin e rasteve tė dhunės pranė organeve kompetente. Sipas organizuesve, synohet qė nė fund tė kėtyre aktiviteteve tė arrihen qėllime tė tilla si krijimi i njė precedenti pėr shqyrtimin e ēėshtjeve ligjore tė paragjykuara, nė rastin kur viktima apo tė akuzuara janė gratė. Po kėshtu, kėrkohet njė njohje mė e thellė e situatės reale tė kėsaj shtrese. Gjithashtu, pėr viktimat e trafikut do tė mundėsohet njohja e tyre me tė drejta qė u ofron ligji dhe Kodi i Familjes. Gjatė dy javėve nė vazhdim, shoqatat qė kanė marrė pėrsipėr sensibilizimin e grave tė dhunuara do tė mundėsojnė shfaqjen e emisioneve tė ndryshme, ku trajtohen ēėshtje ligjore tė tė drejtave tė grave. |



