Nė lagjen 7 Shtatori tė Pejės, tė banuar me komunitete tė pėrziera, OJQ-tė Syri i Vizionit dhe Vizioni 02 kanė punėsuar 14 persona nė kuadėr tė projektit Zhvillimi ekonomik pėrmes punėsimit.
Projekti nė fjalė ka filluar tė zbatohet nga gushti i kėtij viti nė partneritet tė dy OJQ-ve lokale. Qėllimi i kėtij projekti ishte punėsimi i 12 personave tė komunitetit pranues dhe atij tė kthyer tė lagjes, por me anė tė njė donacioni shtesė tė Kėshillit Danez pėr Refugjatė (DRC) nė Pejė ėshtė mundėsuar punėsimi edhe i dy personave tė tjerė. Tė 14 personat janė angazhuar nė punė nėpėr kompani private lokale qė nga 1 tetori i kėtij viti.
Gjatė dy muajve tė parė tė implementimit tė projektit Zhvillimi ekonomik pėrmes punėsimit, janė kontaktuar disa kompani dhe biznese private nė qytetin e Pejės dhe rrethinė, ndėrsa mė pastaj disa nga kėto kompani janė pėrcaktuar pėr ndonjėrin nga punėtorėt e projektit.
Syri i Vizionit si organizatė udhėheqėse dhe mbikėqyrėse e projektit, ka ndėrmjetėsuar dhe ka bėrė nėnshkrimin e kontratave pėr punėsim me kohėzgjatje 16-mujore ndėrmjet punėtorėve dhe kompanive tė ndryshme.
Pagesa e kėtyre punėtorėve do tė bėhet nga buxheti i projektit duke bartur nė mėnyrė konstante pėrgjegjėsinė te kompania. Pas katėr-mujorit tė parė tė punės, kėtyre kompanive do tu blihen pajisje tė nevojshme pėr punė me vlerė prej 1,500 euro, pėr ēdo punėtor tė punėsuar. Projekti gjithashtu ka siguruar edhe biēikleta si dhe mjete transporti pėr punėtorėt tė cilėt janė vendosur nė pjesė mė tė largėta tė qytetit.
Nė mesin e kėtyre 14 tė punėsuarve janė edhe 2 femra. Ky projekt financohet nga Fondi i hapur i KIP-it (12 tė punėsuar) dhe nga Kėshilli Danez pėr Refugjatė nė Pejė, (2 tė punėsuar).
Lagjja 7 Shtatori e Pejės ėshtė e banuar me popullatė tė pėrzier, kryesisht shqiptarė, romė, egjiptianė, ashkali dhe boshnjakė. Lagjja dallohet si njė ndėr lagjet me gjendjen mė tė rėndė sociale e ekonomike nė qytet, ku kthimi i tė zhvendosurve ėshtė nė proces e sipėr.
|