Kompania publike, Posta dhe Telekomi i Kosovės, e cila qė disa vjet me radhė mban monopolin nė tregun e telefonisė mobile nė Kosovė - nėpėrmjet operatorit tė saj Vala 900 - ka shfaqur interesimin e saj pėr tė marrė pjesė nė tenderin pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile.
Siē kanė bėrė tė ditur zyrtarėt e kėsaj kompanie nė kushte anonimiteti pėr mediet kosovare, PTK-ja ėshtė duke shqyrtuar mundėsitė ligjore dhe komerciale qė sė bashku me partnerin e saj strategjik, Cable and Wireless, tė hyjė nė konkurrencė pėr licencė. Dosido, publikisht zyrtarėt e kėsaj kompanie kanė deklaruar se ende nuk ėshtė marrė ndonjė vendim pėr kėtė gjė.
Megjithatė Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit nė Kosovė (ART), e ka pėrjashtuar kėtė mundėsi duke spikatur nenin 36 tė Ligjit pėr Telekomunikacionin, ku thuhet se ART-ja do ti ofrojė licencė ēfarėdo ofruesi tė shėrbimeve mobile, i cili pėr momentin nuk ėshtė duke operuar nė tregun e Kosovės. Madje sipas ART-sė, e njėjta gjė sikur pėr PTK-nė, vlen edhe pėr operatorin Telenor, i cili vepron ilegalisht nė tregun e Kosovės.
Pėr licencimin e operatorit tė dytė tė telefonisė mobile ėshtė zgjedhur metoda e kombinuar, ankand dhe "Beauty Contest", apo kriteret qė duhet t'i plotėsojnė kompanitė konkurruese. Baza e ēmimit tė licencės, sipas rregullave tė tenderit do tė kushtojė 20 milionė euro, me mundėsi rritjeje varėsisht sa janė nė gjendje tė ofrojnė kompanitė e interesuara. Paraqitja e dokumenteve nga ana e kompanive tė interesuara do tė fillojė prej 3 nėntorit dhe do tė zgjasė deri mė 17 janar tė vitit tė ardhshėm.
Licenca e telefonisė mobile, pėrfshin tė drejtėn e pėrdorimit tė frekuencave GSM 900/1800 MHz, e cila do tė vlejė pėr njė periudhė 15 vjeēare.
|