MJAFT proteston nė Elbasan kundėr ndotjes sė ujit
|
Lėvizja Mjaft nė Elbasan zhvilloi nė komunėn Bradashesh njė manifestim pėr tė kėrkuar marrjen e masave tė menjėhershme pas pėrhapjes sė sėmundjes sė verdhezės nė njė shkollė 9 vjecare tė kėsaj komune ku shkaku kryesor ka qenė uji i ndotur.
Klubi qytetar i Lėvizjes Mjaft nė Elbasan e ndėrmori kėtė aksion pas neglizhencės tė papranueshme qė pushtetarėt vendorė tė Elbasanit kanė shfaqur dhe vazhdojnė tė shfaqin deri mė sot pėrsa i pėrket ndotjes nė kėtė qytet, por dhe pėr rastin e fundit tė pėrhapjes sė sėmundjes sė verdhėzės nga e cila janė prekur 15 fėmijė tė cilėt janė tė shtruar nė spitalin e qytetit prej disa ditėsh. Koordinatori i Mjaft nė Elbasan, Nertil Agalliu u shpreh se ėshtė e pajustifikueshme kjo neglizhencė qė shoqėrohet ndėrkohė vetėm me fjalime apo dalje mediatike para kamerave tė pushtetarėve. Ndėrkohė qė banorėt e kėsaj zone tė cilėt u bashkuan me kėtė manifestim tė Mjaft nė Bradashesh kėrkuan nga komuna qė tė kishin sa mė shumė ujė nė shtėpitė e tyre pasi kanė kohė qė vuajnė pėr njė pikė uji. Madje sipas tyre dhe njė pus ku ata mbushin ujė nė qendėr tė fshatit nga e cila mendohet tė ketė ardhur dhe ndotja pritet tė mbyllet sė shpejti duke e lėnė kėtė fshat nė mėshirė tė fatit. Lėvizja Mjaft nė Elbasan po e ndjek me vėmendje kėtė problem dhe kėtė javė do tė ketė dhe njė takim nė prefekturė me Prefekten Hasekiu si dhe nė bashki me kryetarin e saj Turku pėr ti shkuar deri nė fund kėtij problemi. |



