for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Development > Water/sanitation skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

MJAFT proteston nė Elbasan kundėr ndotjes sė ujit

Lėvizja Mjaft nė Elbasan zhvilloi nė komunėn Bradashesh njė manifestim pėr tė kėrkuar marrjen e masave tė menjėhershme pas pėrhapjes sė sėmundjes sė verdhezės nė njė shkollė 9 vjecare tė kėsaj komune ku shkaku kryesor ka qenė uji i ndotur.

Klubi qytetar i Lėvizjes Mjaft nė Elbasan e ndėrmori kėtė aksion pas neglizhencės tė papranueshme qė pushtetarėt vendorė tė Elbasanit kanė shfaqur dhe vazhdojnė tė shfaqin deri mė sot pėrsa i pėrket ndotjes nė kėtė qytet, por dhe pėr rastin e fundit tė pėrhapjes sė sėmundjes sė verdhėzės nga e cila janė prekur 15 fėmijė tė cilėt janė tė shtruar nė spitalin e qytetit prej disa ditėsh.

Koordinatori i Mjaft nė Elbasan, Nertil Agalliu u shpreh se ėshtė e pajustifikueshme kjo neglizhencė qė shoqėrohet ndėrkohė vetėm me fjalime apo dalje mediatike para kamerave tė pushtetarėve. Ndėrkohė qė banorėt e kėsaj zone tė cilėt u bashkuan me kėtė manifestim tė Mjaft nė Bradashesh kėrkuan nga komuna qė tė kishin sa mė shumė ujė nė shtėpitė e tyre pasi kanė kohė qė vuajnė pėr njė pikė uji. Madje sipas tyre dhe njė pus ku ata mbushin ujė nė qendėr tė fshatit nga e cila mendohet tė ketė ardhur dhe ndotja pritet tė mbyllet sė shpejti duke e lėnė kėtė fshat nė mėshirė tė fatit.

Lėvizja Mjaft nė Elbasan po e ndjek me vėmendje kėtė problem dhe kėtė javė do tė ketė dhe njė takim nė prefekturė me Prefekten Hasekiu si dhe nė bashki me kryetarin e saj Turku pėr ti shkuar deri nė fund kėtij problemi.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel