PTK-ja ngre padi ndaj Telenor-it, kėrkon mbi 400 milionė euro dėmshpėrblim
Posta dhe Telekomunikacioni i Kosovės, tė mėrkurėn, nė Gjykatėn Ekonomike nė Prishtinė, ka ngritur padi ndaj kompanisė norvegjeze qė e ka blerė Mobtelin serb, Telenor, nga e cila kėrkon tia paguajė mbi 400 milionė euro dėmshpėrblim.
Kėtė shumė tė mjeteve nė emėr tė dėmshpėrblimit PTK-ja e kėrkon nga kompania "Telenor", pasi kjo e fundit i ka blerė 100 pėr qind tė aksioneve tė operatorit serb "Mobtel". Nė Gjykatėn Ekonomike ne Prishtine bėhet e ditur se kjo lėndė ende nuk ėshtė marrė nė shqyrtim, ndėrsa edhe pėrgjegjėsit e Telenorit, kanė deklaruar se ende nuk kanė marrė ndonjė njoftim nga gjykata. Para disa muajsh Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit ka filluar me heqjen e antenave tė operatorėve ilegalė nė Kosovė, mirėpo nė shumė pjesė tė vendit rrjeti i tyre ėshtė duke funksionuar ende. |



