for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Aktuale > Lajme (news) > Lajmet e Javės skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
11 Tetor 2008

Drejtuesit e Forumeve Rinore tė Partive Politike bien Dakort tė Punojnė sė bashku pėr ēėshtje qė shqetėsojnė tė rinjtė

Koalicioni pėr Nxitjen e Pjesmarrjes sė Grave, tė Rinjve dhe Minoriteteve nė Politikė organizoi Forumin e parė pėr Liderat e Rinj nga i gjithė spektri i politikės nė Shqipėri me 15 Dhjetor, me qėllimin kryesor pėr tė rritur bashkėpunimin dhe komunikimin ndėrmjet tyre.

Mikėprites dhe moderator i Forumit ishte Altin Hazizaj, Drejtor i Qendra pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Fėmijėve nė Shqipėri, njė nga organizatat kryesore pėr tė drejtat e fėmijėve dhe tė rinjve nė Shqipėri. Ndėrkohė qė takimi i liderėve rinore u financua nga Olof Palme International Center dhe SIDA.

"Pėr organizimin e kėtij forumi ne u menduam gjatė - tha Altin Hazizaj, moderator i Forumit,- pasi ne deshėm tė siguroheshim qė bashkėpunimi ndėrmjet drejtuesve tė Forumeve Rinore politike ishte njė proces natyral. Mė duhet te them se ky Forum i kapėrceu tė gjitha parashikimet e mia. Drejtuesit e tė rinjve, nga i gjithė spektri politik, ndeshin tė njėjtat probleme dhe ata duan qė tė gjejnė zgjidhje tė pėrbashkėta pėr tė rinjtė nė Shqipėri."

Nė Forum morrėn pjesė nga tė gjithė drejtuesit e Forumeve Rinore tė partive politike parlamentare nė Shqipėri. CRCA gjithashtu kishte ftuar edhe disa organizata tė tjera tė shoqėrisė civile pėr tė marrė pjesė nė Forum, si Lėvizja Mjaft, Parlamenti Rinor dhe Unioni i Studentėve.

Forumi ishte ndarė nė dy pjesė. Gjatė pjesės sė parė debati u fokusua nė problemet qė Forumet Rinore politike ndeshin brenda partive ku ata kontribuojnė. Ndėrsa gjatė pjesės sė dytė diskutimi u fokusua nė fushat e mundshme tė bashkėpunimit, ndėr tė cilat identifikuan: Trainimi i tė rinjve, buxhetimi pėr tė rinjtė dhe organizimi i njė fushate tė pėrbashkėt pėr njė ēėshtje thelbėsore qė shqetėson tė rinjtė.

Gjithashtu tė gjithė pjesmarrėsit ranė dakord qė duke filluar nga Janari 2007 tė krijojnė njė traditė tė Takimit pėr njė Kafe tė Drejtuesve tė tė Rinjve, qė do tė jetė njė mundėsi takimi pėr tė gjithė liderat rinorė pėr tu takuar nė mėnyrė informale dhe tė diskutojnė pėr aktivitetet e forumeve pėr muajin nė vazhdim. Takimi i parė do tė organizohet nga CRCA.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel