for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Information & media > Culture skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
09 Korrik 2008

Njė rrjet ballkanik nė Gjirokastėr

Lėvizja MJAFT mirėpriti kėtė muaj nė qytetin e Gjirokastrės pėrfaqėsues tė disa NGO-ve ballkanike qė punojnė nė fushėn e trashėgimisė kulturore. Qėllimi i kėtij takimi rajonal, ishte ngritja dhe konsolidimi i njė rrjeti mes tė gjitha kėtyre NGO-ve tė interesuara pėr tė mbrojtur pėrmes projekteve tė ndryshme trashėgiminė kulturore nė Ballkan, e cila nė fakt, nuk i njeh kufijtė politikė apo ekonomikė.

Besjan Pesha (MJAFT) tha se ky takim u shėrbeu pjesėmarrėsve pėr t’u njohur edhe me situatėn vėrtet problematike nė tė cilėn ndodhet aktualisht qyteti i Gjirokastrės, i shpallur Pasuri Kulturore Botėrore nga UNESCO. “Ka njė nevojė emergjente pėr tė ndalur shkatėrrimin e kėtij qyteti unikal, qoftė shkatėrrimin qė ndodh si pasojė e neglizhencės dhe pamundėsisė sė strukturave tė shoqėrisė civile apo tė shtetit, qoftė shkatėrrimin qė vjen si pasojė e ndėrhyrjeve joprofesionale qė banorėt bėjnė duke restauruar shtėpitė e tyre”, tha Pesha, sipas tė cilit takimi nė fjalė shėrbeu pėr tė rritur vėmendjen ndaj Gjirokastrės edhe nė nivel ballkanik.

Ky takim u zhvillua nga fondacioni “Cultural Heritage Without Borders”, ndėrsa partner shqiptar, vec Lėvizjes MJAFT, ishte dhe ANT. Ishin tė pranishėm nė kėtė eveniment, pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, Bosnjė Hercegovina, Serbia. Ata ranė dakort qė tė punojnė nė tė ardhmen pėrmes projekteve tė pėrbashkėta nė rajon, nė fushėn e trashėgimisė kulturore.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel