Nxėnėsit e shkollave do tė pėrfshihen nė vendimarrje
Organizata Save the children sė bashku me disa Drejtori Arsimore ka nisur projektin e pėrfshirjes sė nxėnėsve nė vendimarrje nė 50 shkolla tė vendit tė rretheve Tiranė, Korēė, Vlorė, Peshkopi dhe Shkodėr.
Nė kėto shkolla janė ngritur Qeveritė e Nxėnėsve ku secila klasė pėrfaqėsohet me senatorin e saj tė zgjedhur me anė tė votimeve tė bėra. Kėto qeveri kanė si qėllim qė tė paraqesin mendimet dhe propozimet e nxėnėsve tek drejtuesit e shkollave. Ministri i Arsimit, z. Genc Pollo nė kuadėr tė kėtij projekti u shpreh: Ky projekt ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr shkollat tona, njė projekt qė ka tė bėjė me zhvillimin e nxėnėsve, me aftėsinė qė kanė ata pėr tu organizuar nė kėtė moshė, por edhe nė tė ardhmen, me zhvillimin e cilėsive tė lidershipit, qė ata tė marrin pėrsipėr iniciativa dhe ti kryejnė ato. Me anėn e qeverisė sė tyre nxėnėsit angazhohen nė diskutime tė ēėshtjeve qė kanė tė bėjnė me proēesin mėsimor dhe problemeve tė ndryshme tė shkollės si dhe temave sociale qė shqetėsojnė kėtė komunitet. |



