Duam pastėrti nė qytetin tonė
|
Qendra EDEN me anėn e projektit tė titulluar Monitorimi i pastrimit nė qytetin e Tiranės pati si qėllim unik, monitorimin e shėrbimit tė ofruar nga firmat private dhe zbutjen e efektit tė korrupsionit (nėse ka) nė kėtė proces, nė funksion tė shėrbimeve mė efektive pėr komunitetin, i shoqėruar me objektivat pėrkatėse.
Nė takimin e realizuar kohėt e fundit nė Akademinė e Shkencave morėn pjesė pėrfaqėsues tė Bashkisė sė Tiranės, shoqėrisė civile, komisionit tė moshės sė tretė, komisionit tė mjedisit, media e shkruar dhe vizive. Tė gjithė qytetarėt kanė tė drejtė tė jetojnė nė njė mjedis tė qetė, tė pastėr dhe me njė komoditet minimal mjedisor. Realiteti nė Shqipėri, kryesisht nė tė ashtuquajturin metropol, tregon njė tjetėr fytyrė, nga ajo qė duhet tė ishte realisht. Mes termave, duhet dhe mund janė zhvilluar politika shpesh nė dėm tė popullatės, siē mund tė pėrmendim politikat mjedisore, dhe konkretisht atė tė pastrimit tė qytetit. Mbetjet urbane tashmė janė bėrė njė problem vėrtet shqetėsues pėr komunitetin dhe banorėt kryeqytetas, megjithėse kjo ende nuk ėshtė nė njė kulturė pėr shtetin tonė. Qendra EDEN bėri njė prezantim publik me anė tė njė raporti, i cili kishte pėr qėllim informimin e komunitetit, institucioneve shtetėrore dhe firmave qė realizojnė aktualisht pastrimin e kontenierėve nė Tiranė, si dhe pėr tė rritur sensibilizimin e qytetarėve pėr kėtė problem. Nė bazė tė kėtij projekti u arritėn rezultatet dhe u parashtruan rekomandime qė i shkuan nė ndihmė Bashkisė sė Tiranės dhe firmave pastruese. Prezantimi u zgjerua nė formėn e diskutimit tė gjerė pėr rekomandimet qė ai pėrmbante mbi pėrmirėsimin e menaxhimit tė mbeturinave tė Tiranės. Pamjet filmike, tė realizuara nga vullnetarėt e qendrės EDEN, u shfaqėn pėrgjatė gjithė takimit, gjė kjo e cila bėri sa mė reale punėn e kryer prej tyre. Veē tė tjerash, rezultatet e kėtij raporti tė konvertuara me relacionet e specialistėve tė Bashkisė sė Tiranės, rezultuan njėsoj, qė tregon transparencėn e punės sė tė dyja palėve. |



