Pema Antikorrupsion qėndron jo shumė larg nga e ashtuquajtura Pema e Pavarėsisė, njė bredh shumė i lartė dhe i bukur, por qė ėshtė i prerė dhe qė nuk ka rrėnjė. Ironia e Pemės sė Pavarėsisė, sipas kėsaj organizate, qėndron nė faktin se me tė kaluar festat ajo copėtohet dhe bėhet dru pėr zjarr.
Edhe pse Pema Antikorrupsion momentalisht ėshtė shumė mė e vogėl, meqė ėshtė me rrėnjė, nėse kujdesemi pėr tė, shumė shpejt do ta kalojė lartėsinė e Pemės sė pavarėsisė, janė shprehur aktivistėt e kėsaj organizate.
Pemės Antikorrupsion, kjo organizatė i ka vėnė dekorimet me fytyrat e tetė politikanėve kryesorė qė, sipas saj, kanė meritat mė tė mėdha nė mbajtjen e njė sistemi tė bazuar nė korrupsion. Kėta politikanė, sipas Ēohu janė: Ramush Haradinaj, Joachim Rucker, Lutfi Haziri, Astrit Haraqija, Melihate Tėrmkolli, Agim dhe Ethem Ēeku dhe Bujar Dugolli.
Sipas kėsaj organizate kjo nuk ėshtė tėrė garnitura e njerėzve tė korruptuar nė Qeverinė e Kosovės. Njė vend nė kėtė mes e ka tė merituar edhe ministri i telekomunikacionit, Qemal Ahmeti, ministri i brendshėm Fatmir Rexhepi, ministri pėr punė e mirėqenie sociale, Ibrahim Selmanaj dhe shumė tė tjerė
Fatkeqėsisht Pema Antikorrupsion ėshtė akoma e vogėl dhe e ka tė pamundur ti bartė aq stoli sa janė politikanė tė korruptuar nė institucionet kosovare, por ka qenė njė porosi me tė cilėn ėshtė mbėshtjell bredhi qė nėnkupton tė gjithė ata qė mendojnė qė e kanė vendin nė kėtė mes, thuhet nė komunikatėn qė ka dėrguar pėr media organizata Ēohu.
|