for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Guerra i pau > ONU skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
25 Korrik 2008

UNMIK bėnė rikapitulimin e punės disavjeēare nė Kosovė

Administrata civile e UNMIK-ut, nė njė rikapitulim tė punės disavjeēare, e ka vlerėsuar kontributin e saj nė rindėrtimin e mė shumė se 17,000 shtėpive nė tėrė territorin e Kosovės, duke krijuar kėshtu kushte pėr kthimin e 120,000 njerėzve nė shtėpitė e tyre.

Po ashtu gjatė administratės sė UNMIK-ut, krahas rindėrtimit tė infrastrukturės arsimore, janė ndėrtuar/rikonstruktuar edhe 32 qendra spitalore dhe 330 ambulanca.

“Nėn mbikėqyrjen e administratės sė UNMIK-ut janė dhėnė mė shumė se 2 milionė letėrnjoftime dhe dokumente udhėtimi qė i ka ndihmuar lirisė sė lėvizjes sė kosovarėve si dhe formimit tė regjistrit civil i cili shėrben si bazė pėr regjistrimin e votuesve”, thuhet nė njoftimin e UNMIK-ut.

Gjithashtu kjo administratė thekson ndihmėn qė ka dhėnė Drejtoria pėr Ēėshtje Banesore dhe Pronėsore (HPD) e saj, qė ka zgjidhur 29 mijė ankesa pronėsore. Si sukses pėrmendet edhe ndihma qė ėshtė dhėnė nė fushėn e administratės publike, arsimit, agrikulturės, transportit dhe komunikacionit, drejtėsisė etj.

Administrata e UNMIK-ut, gjatė viteve tė fundit ka zvogėluar numrin e zyrtarėve tė saj nė Kosovė. Me zgjidhjen e statusit tė Kosovės, qė pritet tė bėhet pas disa muajsh, kjo administratė do tė zėvendėsohet nga njė administratė mė e lehtė e BE-sė, qė do tė ketė mė pak kompetenca tė rezervuara.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel