TVSH-ja, rregullorja qė dėmton biznesin dhe humanitetin
|
Kėto kanė qenė vlerėsime tė pjesėmarrėsve nė njė dėgjim publik tė organizuar sot, nga Komisioni pėr Buxhet dhe Financa i Kuvendit tė Kosovės, i kryesuar nga Naser Osmani, kryetar i Komisionit.
Tė pranishmi kanė kėrkuar qė nė Projektligjin e ri pėr TVSH-nė, tė mos pėrsėriten kurrsesi gabimet e rregullores sė vjetėr. Pėrndryshe, nėse kjo vazhdon, atėherė shumė OJQ, tė cilat nisin mallra pėr ta ndihmuar Kosovėn, mund ta huqin rrugėn, mu pėr shkak tė TVSH-sė, ėshtė thėnė nė kėtė dėgjim. Po ashtu ėshtė thėnė qė TVSH-ja paraqitet si pengesė edhe nė veprimtarinė e mediave tė shkruara dhe tė atyre elektronike. Kryetari i kėtij Komisioni, Naser Osmani, nė fund tė kėtij dėgjimi ka thėnė se vėrejtjet e tė pranishmeve do tė shqyrtohen, por se nė formulimin pėrfundimtar tė kėtij projektligji, do tė merren parasysh edhe pėrvojat e tilla tė vendeve nė rajon dhe Evropė. |



