Fėmijė tė Elbasanit kėrkojnė drita pėr tė mėsuar
|
Klubi i Lėvizjes MJAFT! nė qytetin e Elbasanit ka zhvilluar nė qendėr tė kėtij qyteti njė protestė pėr mungesėn e energjisė elektrike. Njė numėr i madh tė rinjsh mbanin nė duar gjatė kėsaj proteste banderola ku shkruhej: Mjaft errėsirės nė Elbasan,apo Koha pėr ndricim , etj.
Gjatė kėsaj protese ishin tė pranishėm edhe fėmijė tė cilėt mbanin nė duar njė banderolė ku shkruhej Duam drita pėr tė mėsuar, ndėrkohė qė ambienti pėrreth tyre ishte ndricuar nga qirinj tė shumtė. Aktivistėt e MJAFT! ndezėn gjatė kėsaj proteste dhjetėra qirinj tė cilėt i mbajtėn nė duar, ndėrkohė qė protestės iu bashkuan dhe qytetarė tė tjerė tė shumtė tė cilėt u afruan pėr tė ndezur edhe ata nga njė qiri, nė shenjė proteste ndaj mungesės sė papranueshme nė vitin 2007 tė energjisė elektrike. Kjo protestė nisi nė momentin kur qyteti kishte ende drita, por pėr ironi tė fatit, te KESH-it dhe te banoreve, fill pas ndezjės sė qiriut tė parė, energjia elektrike u fik! Pėrpara mediave lokale dhe kombėtare te pranishme ne proteste, aktivistėt e Lėvizjes MJAFT! nė Elbasan u shprehėn se kriza e energjisė elektrike duhet tė marrė fund njė herė e pėrgjithmonė. Miranda Kabashi (MJAFT!) tha se qytetarėt e Elbasanit e paguajnė 90% energjinė por nė shtėpitė e tyre ajo mungon me orė tė tėra. Leonard Toci, gjithashtu aktivist i MJAFT! theksoi se Elbasani ėshtė njė nga qytetet mė tė keqtrajtuara nga KESH. |



