Katėr oferta pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile
|
Kompanitė qė kanė dorėzuar ofertat e tyre deri tė mėrkurėn, siē ishte paraparė sipas rregullave tenderuese, janė: IPKO NET me Telekom Slovenija/Mobitel, Mobilkom Austria, Team Kosova dhe Kosmocell.
Gjatė ditėve tė ardhshme ofertat e dėrguara nė ART, do tė studiohen nga Komisioni vlerėsues, i cili do ta bėj edhe pėrzgjedhjen e ofertės mė tė mirė. Megjithatė para kėsaj pritet tė bėhet kompletimi i kėtij komisioni edhe me pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut. Tenderi ndėrkombėtar pėr operatorin e dytė tė telefonisė mobile ėshtė shpallur mė 3 nėntor 2006, ndėrsa kompanive tė interesuara u ishte lėnė njė afat prej 75 ditėsh pėr tė paraqitu dokumentet e nevojshme. Licenca e telefonisė mobile pėrfshin tė drejtėn e pėrdorimit tė frekuencave GSM 900/1800 MHz pėr njė periudhė 15-vjeēare. Fituesi i kėtij tenderi pritet tė shpallet nė fund tė muajit shkurt tė kėtij viti. |



