Disa pėrgjegjėsi pėr refugjatėt barten te Qeveria e Kosovės
|
Njė pjesė e pėrgjegjėsive pėr refugjatėt dhe tė zhvendosurit ėshtė bartur sot, nga misioni i UNHCR-it, te Qeveria e Kosovės, nėpėrmjet njė marrėveshjeje mirėkuptimi qė ėshtė nėnshkruar nga zv/kryeministri, Lutfi Haziri, dhe shefi i kėtij misioni nė Kosovė, Martin Loptus.
Kjo marrėveshje, nga Haziri dhe Loptus, u cilėsua si njė dokument shumė i rėndėsishėm pėr ndėrtimin e kapaciteteve vendore qė do tė merren me ēėshtjen e refugjatėve. Qeveria e Kosovės, si ēdo shtet tjetėr sovran, nesėr do ta ketė komisariatin dhe komisarin pėr refugjatė, i cili i raporton institucioneve, tha Haziri duke shtuar se ky subjekt do tė bartė politikėn dhe pėrgjegjėsitė edhe pėr ti raportuar UNHCR-it dhe organizatave tė tjera ndėrkombėtare. Nė implementimin e dokumentit tė nėnshkruar, do tė inkorporohen Ministria e Pushtetit Lokal, Ministria e Punės dhe e Mirėqenies Sociale, ajo e Kthimit, si dhe, tė gjitha komunat e Kosovės, bėjnė tė ditur nėnshkruesit e marrėveshjes sė mirėkuptimit. |



