MJAFT!Gjuha qė po pėrdoret nė fushatė, aspak etike
|
Lėvizja MJAFT! denoncon gjuhėn qė po pėrdoret nga politikanėt nė kėtė fushatė, gjuhė qė MJAFT! e cilėsoi si aspak etike, fyese dhe cėnuese tė jetės private tė individėve apo kandidatėve tė etiketuar.
Olta Xhacka, koordinatore pėr Politikat pranė Lėvizjes MJAFT! tha gjatė njė konference pėr shtyp se si njė nga aktorėt kryesorė tė shoqėrisė civile, Mjaft u angazhua tė monitorojė dhe denoncojė publikisht rastet e shkeljes se kodit etik tė sjelljes. Ajo bėri tė ditur pėr gazetarėt se ditėn e djeshme MJAFT! u ftua nga Presidenti i Republikės pėr tė kontribuar nė respektimin e kodit tė sjelljes nga partitė politike gjatė fushatės zgjedhore. Por do tė ishte e pafalshme dhe e papranueshme pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė fushata zgjedhore tė kthehej nga njė fushatė alternativash dhe debatesh, nė njė fushatė fyerjesh, shpifjesh dhe akuzash tė ndėrsjellta, tha Xhacka. Sipas MJAFT! kriza e fundit e tejzgjatur politike i ka lodhur tė gjithė qytetarėt e Shqipėrisė. Pėr njė periudhė tė gjatė kohe, falė politikanėve tanė, debatet teknike mbi zhvillimin e fushatės sė zgjedhjeve u zunė vendin debateve tė vėrteta, atyre mbi zgjidhjet dhe alternativave ndaj problematikės sė gjerė qė na shqeteson cdo ditė, tė gjithėve. Pjesėmarrja e gjėrė nė votime do tė vihet gjithmonė e mė shumė nė pikėpyetje, pėr aq kohė sa kandidatėt, politikanėt dhe partitė politike nuk do u japin rėndėsinė e duhur votuesve dhe qytetarėve, si dhe halleve dhe shqetėsimeve tė tyre. Nėpėrmjet kėsaj deklarate, dėshirojmė tu bėjmė thirrje tė gjithė kandidatėve pėr bashki e komuna, tė gjithė partive politike, stafeve tė kandidatėve si dhe kėshilltareve tė tyre vendas apo tė huaj, qė tu kthejnė fushatėn qytetarėve shqiptarė, u shpreh koordinatorja e MJAFT!. Ajo u bėri thirrje kandidatėve qė tė pėrqėndrohen nė alternativat dhe zgjidhjet e problemeve, nė debatet konstruktive, nė shembuj frymėzues dhe jo nė sharje, ofendime apo fyerje. |



