for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Development > Children skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
09 Korrik 2008

ShSSh kontrata pėr rikthimin nė shtėpi tė fėmijėve me probleme

Shėrbimi Social Shtetėror (ShSSh)ka vendosur qė tė largojė nga qendrat rehabilituese ata fėmijė, tė cilėt kanė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė, pėr njė periudhė pesė deri dhjetėvjeēare, ku nuk kanė arritur tė marrin formimin e duhur.

Pėr ti mos i cilėsuar kėto qendra si ambiente spitalesh, pėr shkak tė shėrbimeve qė japin, Shėrbimi Social do tė hartojė njė kontratė me prindėrit e fėmijėve, pėr kthimin e tyre nė ambientet e shtėpisė si dhe pėrfshirjen e tyre nė vlerė monetare pėr shėrbimet qė do tė marrin. Kjo, sipas ShSSh do tė realizohet nė bazė tė vlerėsimit tė ardhurave nga punonjėsi social nė bashkėpunim dhe me komisionin qendror pėr futjen e klientėve nė institucione.

Nė bazė tė verifikimeve tė bėra nga ky institucion ka rezultuar se ėshtė e domosdoshme rritja e arsimimit nėpėrmjet futjes sė tyre nė shkolla speciale, por dhe edukimi i tyre me ndjenjėn e punės, socializmit midis tyre, duke zbatuar metodėn e ergoterapisė, qė zhvillohet nė laboratorėt e qendrave tė zhvillimit.
Nė vendin tonė ushtrojnė aktivitet tetė qendra pėr zhvillimin e aftėsive tė kufizuara, tė cilat llogariten si institucione rehabilituese ku fėmijėt duhet tė qėndrojnė pėr njė kohė tė kufizuar sa tė pėrmirėsohet gjendja e tyre. Ky afat kohor pėrcaktohet nga ekipi specialist i qendrės dhe nė pėrfundim tė kėsaj periudhe fėmijėt duhet tė kthehen nė shtėpi.

Ndėrkohė qė nė objektivat kryesorė pėr kėtė vit, ky institucion ka llogaritur marrjen e disa objektivave ku futet, rritja e nivelit te punės sociale me fėmijėt, pėrmirėsimin e trajtimit tė fėmijėve pėr integrim me komunitetin me program tė specializuara, forcimin e marrėdhėnieve shkollė- institucion; rritja sistematike e kontrollit tė brendshėm, pėrdorimi me efikasitet i mjeteve monetare dhe materialeve te institucioneve.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel