Eko Mbijetesa fillon punėn pėr ndėrtimin e Fshatit Ethno
Presidenti i shoqatės mjedisore Eko Mbijetesa, Miodrag Petrovic, konfirmoi sot se ndėrtimi i fshatit ethno do tė fillojė nė gjysmėn e dytė tė 2007, nė Grabovacka Rijeka, afėr Kotor Varos.
Fshati ethno do tė ketė pesė ndėrtesa banimi dhe dhjetė ndėrtesa ndihmėse me njė mulli me ujė funksional, tha Petrovic. Ai theksoi faktin se tė gjitha objektet nė kėtė fshat do tė ndėrtohen sipas mėnyrės tradicionale tė ndėrtimit tė shtėpive nė tė kaluarėn nė kėtė rajon tė Bosnjės. Petrovic shtoi se fshati do tė ofrojė paisje pėr strehimin e vizitorėve dhe turistėve. Sipas Petrovic, Eko Mbijetesa do tė kėrkojė ndihmė pėr zbatimin e kėtij projekti nga Ministria e Turizmit dhe nga bashkia e Kotor Varos. |



