Akuzat mė tė mėdha ĒOHU ia ka adresuar kreut tė ART-sė, Anton Berishės.
ART, e udhėhequr nga Anton Berisha, i njėjti person qė njėherė e dėshtoi tenderin pėr shkak tė shkeljeve e korrupsionit, e ka shpėrblyer edhe njėherė biznesmenin pejan, Ekrem Lluka, me licencėn e dytė tė telefonisė mobile edhe pėrkundėr faktit se ka qenė vetė UNMIK-u, Qeveria e Kosovės dhe ekipe ndėrkombėtare tė ekspertėve qė i konstatuan shkeljet nė tenderin e kaluar, thuhet nė kėtė komunikatė.
ĒOHU vlerėson se kėto parregullsi kanė ndikuar qė operatorė me pėrmasa globale janė larguar nga ky tender pėr shkak tė shkeljeve qė ART i ka bėrė gjatė gjithė procesit.
Sipas kėsaj komunikate, organizata ĒOHU posedon dokumente qė vėrtetojnė se firma globale e telefonisė mobile Vodaphone ka hetuar parregullsi nė mėnyrėn e bėrjes sė tenderit dhe pėr kėto ia ka tėrhequr vėrejtjen Komisionit special mbikėqyrės tė ART-sė.
Edhe komisioni i ekspertėve, sipas kėsaj komunikate ka qenė i dominuar nga njerėz politikė qė vijnė nga AAK, me tė cilėn parti, siē dihet, ėshtė i afėrt zoti Lluka.
ĒOHU vlerėson se fituesit e tenderit tė operatorit tė dytė janė krejtėsisht anonimė nė fushėn e telefonisė mobile, prandaj ajo kėrkon nga Qeveria dhe UNMIK-u qė ta pezullojnė kėtė tender.
|