Abonentėt e AMC dhe Vodafon do tė rregjistrohen
|
Kompanitė e telefonisė celulare AMC dhe Vodafone kanė nisur procesin e regjistrimit tė tė gjithė abonentėve tė tyre me kartė tė parapaguar. Ky proces pritet tė pėrfundojė me datė 30 Qershor 2007.
Tė gjithė klientėt e kėtyre kompanive duhet tė paraqiten nė dyqanet AMC dhe Vodafon nė tė gjithė vendin duke paraqitur dokumente identifikimi nė mėnyrė qė tė bėhet i mundur regjistrimi. Pėr tu ardhur nė ndihmė abonentėve Vodafon ka ofruar mundėsinė e telefonatave pa pagesė nė numrin 1518 ndėrsa AMC mundėsinė e regjistrimit online duke klikuar nė modelin e formularit tė regjistrimit. Regjistrimi i abonentėve erdhi si rezultat i kėrkesės sė bėrė nga institucione tė ndryshme qeveritare pėr tė lehtėsuar punėn e organeve tė drejtėsisė. Deri tani njė numėr AMC apo Vodafon shitej nga persona tė paliēensuar dhe mund ta gjeje edhe nė rrugė nga shitės ambulantė. Drejtori i pėrgjithshėm i Vodafon, Thomas Papaspyrou tha se: kompania po ndėrmerr tė gjitha masat e nevojshme, si pėr tė pėrballuar tė gjitha kostot e kėtij procesi, ashtu edhe pėr tu ofruar klientėve tanė shėrbimin mė tė mirė dhe lehtėsira, duke synuar kėshtu pėrmbushjen e detyrimit ligjor. |



