for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Ethics & value systems skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
08 Shtator 2008

Shoqėria Civile kėrkon uljen e konfliktualitetit tė fushatės zgjedhore

Incidentet elektorale nė rritje gjatė ditėve tė fundit,, mblodhėn nė njė qėndrim tė pėrbashkėt pesė organizata tė shoqėrisė civile, tė cilat organizuan njė konferencė pėr shtyp, mė 13 Shkurt nė mjediset e Hotel Rogner. Drejtues dhe pėrfaqėsues tė Fondacionit Soros, Institutit Studimeve Publike & Ligjore, MJAFT, Komiteti i Helsinkit, Qendra e Aleancės Gjinore, konstatojnė me e keqardhje konfliktaulitetin e ashpėr dhe shtimin e incidenteve sė fushatės zgjedhore, rritjen e gjuhės sė urrejtjes dhe cėnimit tė jetės private tė kandidatėve.

Si pėrfaqėsues tė disa prej organizatave joqeveritare mė tė rėndėsishme nė Shqipėri, ata i bėjnė thirrje partive politike, shtabeve elektorale, kandidatėve dhe mediave, qė tė pėrqėndrohen nė shpalosjen e alternativave dhe tė projekteve tė shpallura nga kandidatėt. Qytetarėt janė tė interesuar tė dinė se ē’ofron secili kandidat, ē’ndryshim do tė ketė jeta e tyre dhe e fėmijve tė tyre, nese zgjedhin tė votojnė pėr njerin apo pėr tjetrin.

Gjithashtu, ata ritheksuan shqetėsimin dhe paralajmėrimin e shprehur para dy ditėve nga kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve se procesi zgjedhor ėshtė tashmė nė rrezik dėshtimi si pasojė e problemeve tė shumta teknike. Nė njė kohė kur zgjedhjet rrezikohen edhe pėr arsye teknike, acarimi, incidentet dhe gjuha e urrejtjes e vėshtirėsojnė edhe mė tepėr mundėsinė e zgjedhjeve tė rregullta e tė lira. Nė kėtė situatė, organizatorėt e konferencės kėrkojne nga forcat politike, e veēanėrisht nga dy partitė e mėdha, tė ulin konfliktualitetin dhe tė pėrfundojnė fushatėn nė tone sa mė tė kulturuara.

Shoqėria civile, u tha nė konferencė, e ndjen pėr detyrė tė monitorojė procesin zgjedhor , me qėllim qė tė kemi zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Aktualisht:
• njė grup i pėrzgjedhur ojq-sh, me mbėshtetjen e presidentit, po monitoron respektimin e kodit tė etikės.
• Do tė vazhdojė projekti i monitorimit masiv tė procesit tė votimit dhe tė numėrimit tė votive, me 3 mijė monitorues nga shoqėria civile.
• Fondacioni Soros po mbėshtet njė projekt qė do tė bėjė publike rezultatet e votimit porsa ato tė firmosen nga antarėt e qendrave tė numėrimit tė votave.

Shoqėria civile shqiptare paralajmėroi kėshtu aktivizimin e saj tė pakursyer pėr tė garantuar vlefshmėrinė e votės sė ēdo qytetari shqiptar dhe njė proces sa mė tė drejtė e tė kulturuar zgjedhor.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel