for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Dossier > OJQ-tė dhe Politikat > OJQ dhe Politikat>Komente, Analiza, Intervista skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
06 Tetor 2008

Shoqėria Civile nė Shqipėri

Sipas Natasha Pepivani, specialiste nė Ministrinė e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale pėr sektorin e OJQ-ve numėroheshin atėherė mbi 700 shoqata, ndėrsa sot ky numėr e ka kaluar numrin 1000, por vetėm 150 janė aktive dhe tė fuqishme nė aktivitetet e tyre.

Mund tė pėrmendim shėrbimet qė janė ofruar nga organizatat e shoqėrisė civile pėr publikun e gjerė nė pėrgjithėsi dhe shtresat nė nevojė nė veēanti. Kapacitetet e sektorit jo-fitimprurės kanė pasur njė rritje tė jashtėzakonshme pėr sa i pėrket pėrgatitjes sė drafteve, propozimeve dhe lobimeve pėr ligjet dhe politikat nė nivel lokal dhe qendror, si Kushtetuta e Shqipėrisė, Strategjia Kombėtare pėr Zhvillim Social Ekonomik, Strategjia pėr Decentralizimin e Pushtetit Vendor, etj; fushėn e kėrkimit dhe dokumentimit; atė tė monitorimit dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė njeriut, pėrfshi kėtu edhe votėn e lirė; dhe nė vitet e fundit luftėn kundėr trafikut dhe korrupsionit.

Legjislacioni shqiptar pėr krijimin dhe regjistrimin e OJF-ve lejon ēdo person fizik apo juridik, shqiptar apo i huaj tė krijojė njė organizatė jo-fitimprurėse. Tė gjitha organizatat jo-fitimprurėse ushtrojnė aktivitetin e tyre nė mėnyrė tė pavarur nga shteti.

Organizatat jo-fitimprurėse mė anėtarėsim krijohen nė bazė tė vullnetit tė lirė nga tė paktėn pesė personave fizikė ose dy personave juridikė, kurse organizatat jo-fitimprurėse pa anėtarėsim si fondacionet dhe qendrat krijohen nga njė ose mė shumė persona ose me testament.

Dokumentet qė kėrkohen pėr krijimin e njė OJF-je nė Shqipėri janė tre: kėrkesa e regjistrimit, akti i themelimit dhe statute. Regjistrimi bėhet nė gjykatė dhe gjykata vendos brenda 15 ditėsh nga data e depozitimit tė kėrkesės nė gjykatė.

Organizatat jo-fitimprurėse tė huaja kanė tė drejtė tė ushtrojnė aktivitete tė vazhdueshme apo tė pėrkohshme nė Republikėn e Shqipėrisė, nė pėrputhje me legjislacionin shqiptar me tė njėjtat kushte tė organizatave jo-fitimprurėse vendase.

Organizatat e shoqėrisė civile nė Shqipėri vazhdojnė tė jenė njė grup i ngushtė individėsh me lidhje tė dobėta tė dobėta anėtarėsh, klientėsh dhe me publikun. Kjo afėrsi ėshtė njė nga faktorėt kryesorė negative qė po prish imazhin publik tė sektorit dhe mjaft shpesh ngrihen pyetje pėr legjitimitetin e tyre.

Organizatat e shoqėrisė civile janė pothuajse plotėsisht tė varura nga donacionet e huaja. Kjo varėsi ngre pyetjen pėr aftėsinė e tyre nė vazhdimėsinė e mbijetesės nė tė ardhmen e afėrt, por edhe pavarėsinė e tyre nė hartimin e strategjive dhe vendosjen e prioriteteve nė pėrgjigje tė nevojave tė asaj pjese tė publikut qe ato pėrfaqėsojnė.

Legjislacioni aktual konsiderohet pėrgjithėsisht pozitiv pėr zhvillimin e sektorit tė OJF-ve. Por ndėrsa ligji ėshtė gjerėsisht i drejtė dhe i pėrshtatshėm, aktet nėnligjore qė do ta bėnim atė tė zbatueshėm mbeten tė paqarta. Njė nga mangėsitė ėshtė edhe fakti qė regjistrimi i organizatave tė shoqėrisė civile bėhet nė mėnyrė tė centralizuar nė Tiranė.

Ndonėse OJF-tė nuk paguajnė taksa pėr grantet qė marrin, pėrfaqėsuesit e sektorit mendojnė se OJF-ve u takojnė edhe shumė lehtėsira tė tjera fiskale pėrpos atyre qė parashikon ligji aktual. Por nevoja qė ndihet mė sė shumti ka tė bėjė me qartėsimin e kuadrit ekzistues tė taksave pėr sektorin.

Legjislacioni lejon OJF-tė tė gjenerojnė tė ardhura nga shėrbimet e ofruara dhe u jep atyre tė drejtėn qė kontraktojnė nė prokurimet me fondet publike.

Me gjithė arritjet qė kanė OJF-tė lidhur me zbatimin e ligjeve tė fushės dhe zbatimin e rregullave tė transparencės, shumė mė tepėr mbetet pėr t’u bėrė. Donatorėt kanė dhėnė fonde tė konsiderueshme pėr trajnimin e OJF-ve nė drejtim tė menaxhimit financiar dhe transparencės sė organizatave. Po ashtu, janė rritur kapacitetet nė lidhje me menaxhimin e organizatės nė pėrgjithėsi dhe tė stafit nė veēanti, vendosjen e procedurave tė qarta tė brendshme dhe krijimin e kulturės sė qeverisjes me borde, etj.

Kultura e vendosjes sė sistemeve efikase tė menaxhimit financiar ka filluar tė zėrė rrėnjė, por do tė duhet shumė kohė pėrpara se tė kthehet nė norme. Numri i OJF-ve me sisteme tė pėrshtatshme financiare dhe qė iu nėnshtrohen auditimeve tė rregullta po vjen duke u shtuar, por shumica e OJF-ve vazhdojnė tė jenė deficitare nė kėtė drejtim. Abuzimi financiar ndeshet jo rrallė ngaqė sektori i OJF-ve nuk ėshtė i imunizuar nga korrupsioni qė ka molepsur shoqėrinė shqiptare.

Imazhi publik i OJF-ve ndonėse ngadalė, vazhdon tė pėrmirėsohet. Pėrgjithėsisht imazhi i sektorit shtrembėrohet nga mediat partiake qė i trajtojnė ngjarjet me ngjyrat qė iu pėrshtatet interesave politike tė partisė qė mbėshtesin, por edhe nga deformimet qė mbart vetė sektori, siē ėshtė edhe fakti qė publikimi i raporteve vjetore nė vend qė tė jetė rregull pėr sektorin vazhdon tė mbetet pėrjashtim.

Sipas ligjit aktual burimet e tė ardhurave pėr njė organizatė jo-fitimprurėse janė tė ardhura nga grante dhe donacione tė ofruara nga subjekte private ose publike, tė vendit apo tė huaja si dhe tė ardhura nga aktiviteti ekonomik dhe asetet nė pronėsi tė organizatave jo-fitimprurėse.

Organizatat jo-fitimprurėse sigurojnė tė ardhura nga burime tė njohura nga ligji dhe i shpenzojnė ato vetėm pėr tė realizuar qėllimet dhe objektivat e aktiviteteve pėr tė cilat ata janė krijuar si dhe nė menaxhimin dhe mirėmbajtjen e pronave tė tyre.

Sipas llojit tė organizatės, qėllimit qė ata ndjekin dhe ushtrimit tė aktivitetit tė tyre, organizatat jo-fitimprurėse janė tė pėrjashtuara nga taksat mbi tė ardhurave vjetore tė realizuara nga donacionet dhe kuotimet e anėtarėsisė.

Organet kompetente shtetėrore kanė tė drejtė tė supervizojnė organizatat jo-fitimprurėse sipas ligjit mbi tatimet dhe sigurimeve shoqėrore, licencimit dhe ushtrimit tė aktiviteteve ekonomike, kontratave tė ushtrimit tė shėrbimeve publike dhe sociale dhe kryerjen e aktiviteteve me fondet nga Buxheti i Shtetit.

Njė aspekt shumė i rėndėsishėm i punės sė shoqėrisė civile ėshtė monitorimi i politikave qeveritare. Me gjithė pėrpjekjet e bėra, monitorimi i Strategjisė Kombėtare pėr Zhvillimin Ekonomik dhe Social nga ana e shoqėrisė civile dhe komuniteteve sociale pengohet nga mungesa e njė sistemi tė qartė monitorimi dhe vlerėsimi. Nė kėtė kuadėr u duhet dhėnė prioritet mė i madh pėrpjekjeve tė ministrive pėr tė zhvilluar sisteme monitorimi dhe vlerėsimi pėr punėn e tyre drejt arritjes sė objektivave tė SKZHES.

Ndėrsa ligji pėr Organizimin dhe Funksionimin e Pushtetit Vendor sanksionon pjesėmarrjen e publikut nė vendim-marrjen lokale, kjo nuk arrihet lehtė sepse mungojnė rregullat e detajuara qartė qė lehtėsojnė pjesėmarrjen nė nivel lokal. Nga ana tjetėr, ka njė mungesė ndėrgjegjėsimi nga ana e qytetarėve pėr tė drejtat e tyre si dhe pėr rolet dhe pėrgjegjėsitė e pushteteve vendore. Por nuk duhet harruar edhe apatia dhe mungesa e angazhimit qytetar pėr tė marrė pjesė nė qeverisje. Ndonėse organizatat e shoqėrisė civile marrin pjesė nė mbledhjet e pushtetit vendor, ato shpesh nuk besojnė se me kėto mbledhje do tė kenė mundėsi tė ndikojnė nė vendim-marrjen dhe nė politikat publike.

Sektori i OJF-ve vazhdon tė mbetet i varur nga donatorėt pėr grante. Historia dhe praktika e filantropisė vazhdon tė mbetet e dobėt. Ngritja e fondeve lokale pengohet si nga tradita ashtu edhe nga mungesa e stimujve pėr sektorin privat. Qėndrueshmėria financiare pa mbėshtetjen e donatorėve vazhdon tė mbetet njė objektiv i largėt.

Diversifikimi i burimeve tė financimit pėrfaqėson raste tė rralla. Ndėr OJF-tė qė e kanė arritur kėtė, janė institutet e tipit “think-tank” nė Tiranė qė kanė mundėsi qė t’u pėrshtaten shpejt kėrkesave tė donatorėve dhe thirrjeve pėr konsulenca e shėrbime. Organizatat e shoqėrisė civile nuk janė tė pėrgatitura pėr tė konkurruar pėr fonde tė BE-sė tė destinuara pėr sektorin e tretė. Nga ana tjetėr, numri i donatorėve dypalėsh evropianė po vjen nė ulje, ēka do tė thotė se edhe mundėsitė pėr diversifikim janė nė rėnie.

Njė draft-ligj i ri u pėrgatit pėr organizatat e shoqėrisė civile, i cili autorizon Ministrinė e Financave pėr aprovimin dhe regjistrimin e OJF-ve. Sipas kėtij ligji tė gjitha OJF-tė nė Shqipėri (tė krijuara pėrpara apo pasi ligji tė hyjė nė fuqi) do ti raportojnė ēdo vit Organit Kombėtar pėr regjistrimin e OJF-ve, i cili nga ana e tij i raporton Ministrisė sė Ekonomisė dhe OJF-tė janė tė detyruara tė raportojnė me hollėsi tė gjithė emrat dhe adresat si dhe firmat e tė gjithė anėtarėve tė tyre.

Duke u pėrballuar me njė ndryshim tė tillė tė ligjit shumė OJF nė Shqipėri kanė ngritur dyshimet e tyre nėse ky ėshtė njė hap i ndėrmarrė nga qeveria pėr tė kontrolluar aktivitetet dhe anėtarėsimet e OJF-ve nė vend. Nuk do tė jetė habi nėse ky ligj miratohet tė shėnojė fundin e pavarėsisė sė OJF-ve nė Shqipėri.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel