Shoqėria civile nė Serbi
|
Pėr kėtė arsye,sot nė Serbi ka dy rrugė tė ligjshme pėr tė regjistruar njė organizatė:me anė tė Ministrisė sė Brendshme, siē thotė ligji serb,ose me anė tė Ministrisė sė Administratės Shtetėrore dhe Qeverisjes Vendore,siē e kėrkon dhe ligji federal. Tė paktėn Ligji mbi Trashėgiminė,Fondacionet dhe Fondet kanė rregulluar punėn nė kėto shoqata, pėr tė cilėn Ministria e Kulturės e ka pėr detyrim. Megjithėse ata sigurojnė njė procedurė tė thjeshtė regjistrimi, kėto ligje janė tė vjetra dhe tė papėrshtatshme pėr nevojat aktuale qė ka sektori jofitimprurės.
Nuk ėshtė pėrmendur bashkėpunimi midis qeverisė dhe sektorit jo-qeveritar, dhe as mėnyra e rregullimit ligjor pėr OJF-tė pėr tė konkurruar tek fondet e buxhetit pėr projektet e tyre ose pėr tė huazuar apo marrė tė drejtėn e pėrdorimit tė zyrave tė shtetit pėr aktivitet e tyre. Tė gjitha format e bashkėpunimit midis shtetit, vetėqeverisjes territoriale dhe autoriteteve lokale janė drejtuar plotėsisht nė baza, qė natyrisht krijojnė kushte pėr arbitraritet tė plotė tė diktuar nga shteti dhe mungesa e sigurisė ligjore dhe nė zvogėlimin e pavarėsisė tė donatorėve tė huaj tha Tatjana Pavlovic Krisanic nė Analizėn e Kuadrit Ligjor pėr Aktivitetet e Shoqėrisė Civile nė Serbi tė pėrgatitur pėr ProConcept. Qershorin e vitit tė kaluar, qeveria e Serbisė miratoi Ligjin mbi Shoqatat Civile, i cili mė vonė u harmonizua me pikėpamjet e pėrfaqėsuesve tė sektorit jo-fitimprurės ,por vetėm pas njė presioni tė madh nga OSBE, KE dhe BE. Sidoqoftė ligji, asnjėherė nuk u miratua nė Parlament pėrpara zgjedhjeve tė 21 Janarit. Kėshtu qė nė kėtė moment, kur bisedimet pėr krijimin e qeverisė sė re kanė filluar, ėshtė e vėshtirė tė thuash se kur ligji do tė kalojė pėr ndryshime tė mėtejshme. Ligji e bėn mė tė thjeshtė procedurėn pėr regjistrimin e shoqatave civile, i cili tani e ul numrin e personave qė ėshtė i nevojshėm pėr tė krijuar njė OJF nė tre qytetarė. Ligji garanton lirinė e veprimit, por gjithashtu siguron mundėsinė e ndalimit tė OJF-ve tė cilat shkelin Kushtetutėn. Shoqatat e huaja kanė tė drejtė tė punojnė lirisht nė Serbi. Megjithatė organizatat jo-qeveritare tė huaja e kanė tė ndaluar tė punojnė nė vend nėse ata shkelin ligjin dhe Kushtetutėn sipas njė vendimi tė marrė nga Gjykata e Lartė e Serbisė. Ligji garanton se njė shoqatė mund ti rrisė tė ardhurat dhe asetet e saj nėpėrmjet kuotizacionit tė anėtarėve, kontributeve vullnetare, donacioneve dhe dhuratave (nė para ose mallra), trashėgimive, qirave tė pasurive tė patundshme dhe me tė gjitha mėnyrat nė pėrputhje me ligjin. Shteti dhe autoritetet lokale mund tu japin grante dhe donacione OJF-ve. Shoqatat civile qė janė subvencionuar nga fondet publike duhet tė paraqesin njė raport financiar pėr pėrdorimin e fondeve tė paktėn njė here nė vit. Organizatat Jo-fitimprurėse si ndėrmarrje tė vogla tė sektorit jo-fitimprurės nė Serbi megjithėse Ligji mbi Shoqatat ėshtė miratuar tani shpejt do tu duhet tė luftojnė pėr shumė zgjidhje ligjore qė do tė sigurojnė qėndrueshmėrinė e OJF-ve. Ky ėshtė njė set i plotė i ligjeve tė reja mbi gjendjen financiare dhe pozicionin e sektorit jo-fitimprurės. Legjislacioni i taksave nė serbi nuk bėn ndonjė dallim ndėrmjet OFF-ve dhe organizatave tė tjera jofitimprurėse. Organizatat jo-fitimprurėse ashtu si homologėt e tyre fitimprurės duhet tė paguajnė TVSH, taksa dhe sigurimet shoqėrore pėr punonjėsit e tyre si dhe taksėn e sigurimit tė pajisjeve. E pėrditshmja Politika shkruante nė Shkurt tė 2005 qė Shtėpia e tė Pastrehėve qė ėshtė nė ndihmė tė shtresės mė tė dobėt sociale, duhej tė paguante TVSH pėr ushqimin e siguruar pėr personat e pastrehė. Nė tė njėjtėn kohė parlamentarėt nuk e paguanin TVSH-nė pėr ushqimin e tyre nė lokalin Skupstina. Disa ndryshime dhe amendamente tė bėra nė ligjin mbi TVSH tė miratuar nė 2005 pėrjashtuan donacionet dhe asistencėn humanitare nga detyrimet e TVSH-sė. Kjo i dha fund situatės absurde pėr tė cilėn organizatat duhej tė paguanin TVSH pėr ndihmat humanitare qė vinin nga jashtė. Nga ana tjetėr organet tatimore i trajtonin donacionet nga individėt e huaj sit ė prekshme nga taksat. Nė fillim tė kėtij viti, organet tatimore vendosėn qė Komiteti i Avokatėve tė tė Drejtave tė Njeriut (YUCOM) duhej tė paguante 5% taksa pėr donacionet e huaja si dhe 18% pėr donacionet e marra nga donatorėt vendas. Vetėm njė numėr i vogėl organizatash kanė tė drejtė tė mos paguajnė TVSH, kryesisht ato qė punojnė nė sferat e kulturės dhe shkencės si dhe ato qė u pėrkasin institucioneve fetare. Duke patur parasysh qė organet tatimore i trajtojnė ato si ndėrmarrje tė vogla, tė gjitha OJF-tė janė tė detyruara, tė paraqesin njė bilanc vjetor, pėr tė paguar taksat mbi tė ardhurat dhe fitimet e vitit tė mėparshėm, jo mė vonė se 10 Marsi i vitit nė vazhdim. Duke folur pėr sektorin jo-fitimprurės, nuk mund tė lemė pa pėrmendur faktin qė shteti nuk i pėrdor politikat e tij tatimore pėr tė nxitur sektorin e biznesit pėr tė donacione bamirėsie dhe nė angazhime filantropike. pėrfitimet qė ekzistonin disa vite mė parė, pėr tė kontribuar nė aktivitetet jo-fitimprurėse, janė ndėrprerė dhe tani pėrballohen nga vetė ato. Nė lidhje me kėtė ne propozojmė qė donacionet e kompanive pėr shėndetin, arsimin, shkencėn, bamirėsi, besimet fetare, mjedisin dhe aktivitetet sportive tė njihen si shpenzime deri nė 3,5% tė totalit tė tyre tė tė ardhurave dhe fitimeve. Ligji gjithashtu garanton qė shpenzimet humanitare janė tė njohura edhe nėse kjo bėhet nėpėrmjet organizatave humanitare tė regjistruara. Kėshtu pagesat humanitare qė donatorėt- subjektet ligjore dhe ndėrmarrjet realizojnė nėpėrmjet organizatave humanitare tė regjistruara pėr ushtrimin e aktiviteteve tė tilla, tė njihen nė balancėn e taksave tė donatorėve nė linjėn e shpenzimeve totale nė njė vlerė jo mė pak se 3,5% tė tė ardhurave totale, thotė Tatjana Pavlovic-Krisanic nė analizėn e saj. Megjithėse ekziston Ligji mbi Donacionet dhe Asistencėn Humanitare, nuk ekziston legjislacioni mbi zbutjen e taksave pėr kontributet nė bamirėsi dhe filantropi. Personat qė morrėn pjesė nė studimin e Indeksit tė Shoqėrisė Civile nė Serbi CIVICUS ranė dakord qė politikat ekzistuese tė mos stimulojnė ndonjė normė tė dhėnies nga organizatat e shoqėrisė civile. E keqja e Domosdoshme, studim i 2005 drejtuar nga Federata e Organizatave Jo-qeveritare nė Serbi (FeNS), mbi situatėn e sektorit tė OJF-ve nė Serbi tregon qė shumica e 516 organizatave tė pėrfshira nė studim nuk janė tė kėnaqura me mėnyrėn se si trajtohet ky sektor nga qeveria. Mbi 62% e tyre besojnė qė shteti nė parim nuk ėshtė i interesuar dhe e nėnvlerėson rėndėsinė e sektorit tė OJF-ve. Njė e katėrta e personave tė intervistuar beson qė shteti i shikon OJF-tė si rivale dhe konkurruese. Megjithatė, zakonisht nėn njė presion tė forte tė donatorėve tė huaj qė financojnė reformat nė Serbi, qeveria ėshtė e detyruar tė pėrfshijė edhe OJF-tė nė procesin e pėrgatitjes sė disa dokumente strategjikė tė tilla si, Dokumenti i Strategjisė sė Uljes sė Varfėrisė. Njė shembull i mire i bashkėpunimit mes shtetit dhe sektorit jo-fitimprurės ėshtė pėrfshirja e grupimeve tė grave nė trajnimin e forcave policore nė veprimet qė ndėrmerren nė rastet e dhunės nė familje. Kėto grupime janė tė pėrfshira edhe nė pėrgatitjen e draftit tė Ligjit mbi Dhunėn nė Familje. Ky bashkėpunim, plotėsisht funksional gjatė qeverisjes sė Zoran Djindjic, sė shpejti do tė humbiste nė sirtarėt e zyrave gjatė periudhės sė Koshtunicės. Trajtimi i pėrgjithshėm i sektorit jo-fitimprurės nga shteti do tė vazhdonte me keqkuptime, shpesh pamje antagoniste tė OJF-ve. Ndėrsa ka njė mbėshtetje dashamirėse pėr organizatat sportive ose shoqatat artistike, trajtimi i organizatave qė punojnė nė fushėn e tė drejtave tė njeriut, veēanėrisht tė atyre tė lidhura me krimet e luftės dhe gjykatėn e Hagės, ėshtė shpesh armiqėsor. Pėr sa i pėrket lirimit tė sistemit tė taksave, ne kemi mjaft fakte qė tė pėrkrahjes sė deklaruar nga shteti vetėm tė njė segmenti tė sektorit jo-fitimprurės ku 40% e tė ardhurave nga lojėrat e fatit tė Buxhetit tė Serbisė i shkojnė Kryqit tė Kuq dhe shoqatave tė tė tjera qė merren me zbatimin e programeve tė mbrojtjes dhe pėrmirėsimit tė personave me aftėsi tė kufizuar, pastaj instituteve tė pėrkrahjes sociale, organizatave humanitare, sporteve dhe autoriteteve vetėqeverisėse. Vendi ka miratuar njė qasje selektive kundrejt organizatave tė shoqėrisė civile. Pėr shembull, ajo nuk ndėrhyn nė punėn e kėshillit tė ndėrtimit tė banesave, duke siguruar mbėshtetje financiare pėr organizatat qė punojnė nė fushat sociale dhe tė shėndetit, mban marrėdhėnie partneriteti me pjesėn e sektorit qė punon nė uljen e varfėrisė dhe ėshtė simpatizante kundrejt shoqatave sportive dhe kulturore, raporton Indeksi i Shoqėrisė Civile CIVICUS. Nga ana tjetėr IShC pėrmend publikimin e ēėshtjeve nga Komisioni Evropian i cili konstaton qė marrėdhėniet me njė pjesė tė sektorit civil dhe medias qė ngritėn problemin e krimeve tė luftės, masakrės sė Srebrenicės nė veēanti, varreve masive etj janė shkatėrruar mė sė shumti. Komisioni Evropian beson qė njė pozicion i tillė i qeverisė reflekton paaftėsinė e vazhdueshme tė saj pėr tė kuptuar rolin e shoqėrisė civile dhe medias nė shoqėritė demokratike si dhe tendencėn e ndėrhyrjes nė punėt e tyre, i cili ėshtė njė problem shqetėsues. Qėndrimi armiqėsor i qeverisė ndaj organizatave tė tilla ka krijuar njė ndjenjė negative tė publikut drejt organizatave tė interesuara. Qėndrimi i qeverisė drejt organizatave qė insistojnė nė implementimin e plotė tė lirisė sė qasjes sė informacionit, zvogėlimit tė korrupsionit, pavarėsisė sė gjyqėsorit, ēėshtje qė lidhen me forcat e armatosura, mjedisin etj ėshtė e dukshme nga mė shumė injorancė e partneritetit, e shoqėruar nga rrahjet e rastit, pengesat, masat, etj , shton raporti i CIVICUS. Nė pėrgjithėsi qeveria e trajton sektorin jo-fitimprurės si njė e keqe e domosdoshme dhe e mėnjanon zhvillimin e partneritetit me OJF-tė. Nė vazhdim tė Ligjit mbi Shoqatat Civile nė Serbi mungon organi shtetėror apo njė dokument strategjik qė do merrej me sektorin jo-fitimprurės. Nė asamblenė e saj vjetore tė mbajtur nė FeNS njė nga prioritetet do tė jetė puna mbi marrėdhėniet institucionale me institucionet shtetėrore, e cila do tė ēojė nė nevojėn e dialogut mes shoqėrisė civile dhe institucioneve shtetėrore. Asambleja e FeNS mori vendim pėr ti drejtuar aktivitetet e Federatės drejt pėrgatitjes sė strategjisė sė shoqėrisė civile pėr tė garantuar njė zhvillim tė shpejtė dhe tė qėndrueshėm tė kėtij segmenti tė rėndėsishėm tė shoqėrisė. |



