Mjaft dhe ECA publikojnė rezultet e zgjedhjeve online
|
Pėr here tė parė nė Shqipėri Elections to Conduct Agency (ECA) dhe Lėvizja MJAFT nė njė projekt tė pėrbashkėt po publikojnė nė kohė reale, duke filluar qė prej orės 22.00 tė ditės sė dielė, datė 18 Shkurt, rezultatet e numėrimit tė votave pėr ēdo qendėr votimi, pėr zgjedhjet pėr organet e qeverisjes vendore tė qyteteve kryesore tė vendit.
"Rezultatet Live" ėshtė njė projekt qė u zhvillua pėr herė tė parė nė Shqipėri, falė mbėshtetjes sė Fondacionit pėr njė Shoqėri tė Hapur (Soros). Pėr kėtė projekt u angazhuan 150 vėzhgues tė akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, tė cilėt mbuluan 11 Bashkitė Qendėr Qarku nė Shqipėri (Shkodėr, Kukės, Durrės, Berat, Vlorė, Gjirokastėr, Korēė, Elbasan, Fier, Peshkopi, Lezhė) si dhe 11 Njėsitė Bashkiake nė Tiranė tė cilėt raportuan rezultatin edhe pėr Bashkinė e Tiranės. Vėzhguesit kishin pajisje qė realizuan shkėmbimin e informacionit dhe u pėrdor njė program tė posaēėm pėr hedhjen e tė dhėnave dhe dėrgimin e tyre nė kohė reale. Kėto rezultate po merren nga Komisionet Zgjedhore tė Qeverisjes Vendore (KZQV) dhe teknikisht, tė dhėnat po hidhen nga vėzhguesit pėr ēdo qendėr votimi. Ato po shfaqen nė kohė reale pėr publikun e interesuar me anė tė grafikėve respektivė, tė cilėt do tė jenė lehtėsisht tė lexueshėm. Pėrpunimi dhe vizualizimi i rezultateve progresive po bėhet automatikisht nė Qendrėn Operative, pranė Hotel "Tirana International". |



