for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Derechos Humanos > Género skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
28 Gusht 2008

Shtypi serb kėrkon burgosjen e aktivisteve qė pėrkrahin pavarėsinė e Kosovės

Kryeartikulli, i botuar tė dielėn e kaluar, nė gazetėn “Kurir”, i titulluar thjesht “Burgu”, thekson se, sipas Kushtetutės serbe, secili person qė bėn thirrje pėr shpėrbėrjen e Serbisė, mund tė dėnohet me 15 vjet burg. Kjo gazetė i ka bėrė thirrje Zyrės sė Prokurorisė qė tė nisė njė procedurė tė hapur kundėr organizatės serbe “Rrjeti i grave nė tė zeza”, qė ėshtė njė nga dy partnerėt e kėtij koalicioni.

Nė njė deklaratė tė lėshuar kėto ditė, Koalicioni e ka akuzuar kėtė gazetė pėr frikėsim, duke shtuar se gazetari i “Kuririt”, duket sikur tė ketė vepruar “sipas instruksioneve nga ato qendra tė fuqive, qė e dėshirojnė destabilizimin e mėtutjeshėm tė Ballkanit dhe tjetėrsimin e mėtutjeshėm tė Serbisė (nga Evropa)”.

Rrjeti i Grupeve tė Grave tė Kosovės (RRGGK) dhe Rrjeti i Grave nė tė Zeza nga Serbia, e kanė themeluar Koalicionin e Grave pėr Paqe, nė mars tė vitit 2006, pėr tė monitoruar negociatat shqiptaro-serbe pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės - nga perspektiva e grave - dhe pėr tė refuzuar “ndarjet etnike dhe religjioze sikur edhe kufijtė shtetėror dhe barrierat”.

Ky koalicion ėshtė aktiv nė tė dy anėt e konfrontuara, qė kur pėrfaqėsuesi i posaēėm i OKB-sė, Martti Ahtisaari, ka propozuar njė pavarėsi tė kufizuar pėr Kosovės, nėn mbikėqyrjen e vazhdueshme ndėrkombėtare.

Nė njė deklaratė tė kėtyre ditėve, Rrjeti i grave nė tė zeza ka insistuar se e ardhmja politike e Serbisė dhe Kosovės duhet tė bazohet nė tė drejtat njerėzore dhe jo nė nacionalizėm, madje edhe nėse kjo shpie drejt pavarėsisė sė Kosovės. Kėtė deklaratė ky koalicion e ka fuqizuar me njė letėr tė hapur gjatė javės sė kaluar, nėpėrmjet se cilės, ka kėrkuar qė gratė kosovare tė pėrfshihen nė bisedimet rreth statusit tė ardhshėm tė Kosovės dhe nė hartimin e kushtetutės sė re tė Kosovės.

Qė tė dy partnerėt e koalicionit e kanė tė qartė se pozicioni i tyre nuk mirėpritet nga segmentet politike e tė dy anėve tė frontit. Opinioni publik nė Kosovė, mbėshtet fuqishėm pavarėsinė e plotė tė Kosovės, ndėrsa mė 10 shkurt, dy shqiptarė janė vrarė nga plumbat e gomės tė shkrepur nga policia e UNMIK-ut, gjatė njė proteste kundėr planit tė Ahtisaarit.

Nga ana tjetėr, nė Serbi, artikulli i gazetės “Kurir”, jep indikacione se nacionalistėt serbė do ta shfrytėzojnė shtypin e djathtė pėr ta persekutuar secilin qė flet nė favor tė modernizimit politik dhe tė drejtat nė vend tė ekstremizmit.

* Pėr mė shumė informata dhe pėr tė shprehur solidaritet me kėtė koalicion, mund tė drejtoheni nė kėtė email info@womensnetwork.org(RRGGK, Prishtinė) ose stasazen@EUnet.yu(Rrjeti i grave nė tė zeza, Beograd).

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel