Ndėrkohė qė brenda Kuvendit tė Kosovės kishte nisur debati pėr tenderin e pėrzgjedhjes sė operatorit tė dytė tė telefonisė mobile, OJQ, Ēohu jashtė Kuvendit sot ka mbajtur njė protestė nė tė cilėn akuzoi liderėt institucional pėr korrupsion nė kėtė rast.
Nė kėtė tenderim, duke shkelur tė gjitha ligjet vendore e ndėrkombėtare, qė kanė tė bėjnė me pėrzgjedhjen e operatorit mė tė favorshėm dhe me ndarjen e frekuencave, ėshtė e pėrfshirė shumica e lidershipit institucional e politik tė Kosovės, ka thėnė drejtuesi i organizatės Ēohu, Avni Zogiani.
Sipas Zogianit, organizata e tij ka mjaft argumente dhe fakte pėr kėtė korruptim lidhur me tenderin e operatorit tė dytė, fakte tė cilat i ka edhe Gjykata Supreme e Kosovės.
OJQ Ēohu ka paralajmėruar se nė tė ardhmen do ti radikalizojė protestat e saja si mėnyrė pėr tė kundėrshtuar korrupsionin nė institucionet e Kosovės.
|