Diskriminimi i femrave, ēėshtje socio-kulturore
|
Shtylla IV e UNMIK-ut ka mbajtur tė enjten nė Prishtinė njė konferencė me temėn Roli i femrave nė zhvillimin ekonomik tė Kosovės, ndėrsa vizionet e tyre i kanė paraqitur femrat qė vlerėsohen tė suksesshme nė aspektin ekonomik nė kėtė vend.
Nė kėtė konferencė ndėr tė tjera u potencua se me ligj femrat me meshkujt janė tė barabartė nė Kosovė, prandaj femrat mund dhe duhet tė marrin pjesė aktive nė zhvillimet ekonomike. Mimoza Kusari Lila, shefe e Odės Ekonomike Amerikane nė Kosovė theksoi faktin se femrat nuk diskriminohen nė Kosovė, nė aspektin ligjor, por problemi i mosangazhimit tė femrave, sipas saj mė shumė ka tė bėjė me ēėshtje socio-kulturore. Me ligj femrat nuk diskriminohen. Nė Ligjin mbi trashėgiminė, femra edhe mashkulli janė tė barabartė. Nuk ėshtė ēėshtje e zbatimit, por ėshtė mė shumė ēėshtje socio-kulturore se si trashėgohet brez pas brezi - sa qė nė disa shoqėri nė Kosovė apo rrethe do tė merret si turp nėse femra merr pronė apo hise si themi ne, nga familja e prindit tė vet. Ndėrkaq Visare Gorani Gashi, nga Agjencia pėr barazi gjinore e Zyrės sė kryeministrisė, theksoi se kėto gjėra lidhen me ēėshtjet tė pėrcepcionit qė mbretėron nė tėrė rajonin. Nuk ėshtė ēėshtje e legjislacionit, ngase ai nuk ėshtė diskriminues, por ėshtė ēėshtje e pėrcepcionit, e pėrcepcionit tradicional patriarkal qė mbretėron jo vetėm nė Kosovė por nė mbarė rajonin tha ajo. Sidoqoftė, zėdhėnėsja e Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit, Zana Haxha, njoftoi se vetėm 3% e femrave kanė marrė pjesė deri mė tani nė procesin e privatizimit nė Kosovė, dhe ju bėri thirrje atyre me kėtė rast qė ato tė jenė mė aktive nė kėtė proces. |



