Dita Botėrore e Ujit: Aktivitete sensibilizuese nga tė rinjtė e shkollave tė mesme
|
Me 21 Mars, nė pritje tė Ditės Botėrore tė Ujit (22 Mars), nė mjediset e Shkollės sė Mesme tė Pėrgjithsme nė Tiranė, A. Z. Ēajupi, u organizua njė eveniment nė qendėr tė tė cilit ishte pikėrisht sensibilizimi ndaj rėndėsisė jetike tė ujit, sikurse e tregonte vetė motoja e tė rinjve pjesmarrės "Uji eshte vete jeta". "
Pėrveē tė rinjve qė prezantuan projektet e tyre, nė kuadėr tė iniciativės sė klubit ekologjik "Kristal" perkrahur nga REC Shqipėri, nė kėtė aktivitet morėn pjesė edhe zv/ministri i Ministrisė sė Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujėrave, pėrfaqėsues nga PAMECA dhe nga shoqėria civile. Zv/Ministri nė fjalimin e tij theksoi rėndėsinė e mbrojtjes tė kėtij aseti natyror, ujit, sepse megjithėse vendi ynė "ėshtė i bekuar gjeografikisht" me shumė burime ujore sipėrfaqėsore dhe nėntokėsore, ato nuk menaxhohen siē duhet. Pėr tė ndėrtuar njė rrjet tė plotė nė tė gjithė Shqipėrinė, qė do tė siguronte ujė tė pijshėm sipas standardeve tė Bashkimit Europian, shtoi ai, do tė nevojiteshin plot 1 miliard euro. Ndėrkohė, ndėr tė tjera Ministria Mjedisit ka nė plan katėr projekte pėr filtera qė do tė siguronin njė filtrim optimal tė ujit pėr katėr qytete tė vendit. 22 Marsi ėshtė shpallur nga OKB-ja si Dita Botėrore e Ujit, motoja pėr kėtė vit ėshtė "Perballja me pamjaftueshmerinė e Ujit". Sensibilizimi i tė rinjve me rastin e kėsaj dite pati, jo vetėm nė shkollėn Ēajupi tė qytetit tė Tiranės, por dhe nė 11 shkolla tė tjera tė mesme (Kukės, Lezhė, Vlorė, Kavajė, Berat, Gjirokastėr, Korēė, Elbasan, Burrel, F-Krujė, Shkodėr), nė tė gjithė vendin, tė cilat jo mė vonė se nė datėn 6 Mars tė kėtij muaji ngritėn rrjetin midis shkollave, pėr bashkėpunim dhe pjesėmarrje tė tė rinjve, nė procese tė mundshme kombėtare dhe mė gjėrė. Nė mjediset e kėtyre shkollave, sikurse nė shkollėn Ēajupi nė Tiranė, u organizuan njė sėrė aktivitetesh si debate, konkurse me piktura, ese etj nė kuadėr tė sensibilizimit ndaj kėsaj dite. Tė rinjtė e kėtyre shkollave, pėr njė sensibilizim dhe tė komunitetit nė tėrėsi organizuan aktivitete dhe jashtė mjediseve tė shkollave, si shpėrndarjen e posterave, fletėpalosjeve, vizitat nė impiantet e ujit tė pijshėm, si dhe morėn pjesė nė mėnyre demostrative nė pastrimin e sipėrfaqeve ujore tė qytetit te tyre. Krijimi i kėtij rrjeti midis shkollave dhe pėr mė tepėr aktivitetet me rastin e Ditės Botėrore tė Ujit, janė njė hap i mirė, qė kėta tė rinj tė mund tė kontribuojnė nė mbrojtjen e mjedisit. |



