Mjaft kėrkon karta identiteti
|
Nė 50 vjetorin e Bashkimit Europian, aktivistė tė Lėvizjes Mjaft protestuan pėrpara Kuvendit tė Shqipėrisė. Tė rrethuar nga tela me gjėmba qė simbolizonin barrierat ndarėse tė Shqipėrisė nga Europa, tė rinjtė e Mjaft e pėrqėndruan protestėn e tyre nė mungesėn e kartave tė identitetit.
Edhe pse modernizimi dhe verifikimi i rregjistrit kombėtar tė popullsisė, pasuar kjo nga prodhimi dhe shpėrndarja e kartave tė identitetit, ėshtė njė nga kėrkesat kryesore tė MSA, qeveria shqiptare ende nuk ka ndėrmarrė ndonjė hap konkret pėr pėrmbushjen e kėtyre nevojave, u shpreh Elisa Spiropali, aktiviste e Mjaft. Sipas Mjaft Shqipėria renditet nė vendin e dytė mė tė korruptuar nė Evropė, ndėrkohė qė edhe shifrat e krimit tė organizuar, varfėrisė dhe papunėsiė janė po ashtu dėshpėruese. Parė nga ky kėndvėshtrim, shqiptarėt, ndryshe nga mė shumė se 500 milion qytetarėt e tjerė europianė, nuk kanė asgjė pėr tė festuar. Duke u pėrqėndruar nė problemin e kartave tė identitetit, aktivistėt e lėvizjes Mjaft! kėrkuan nga ekzekutivi shqiptar mbajtjen e premtimeve. Qeveria shqiptare duhet tė tregohet shumė e kujdesshme, u shpreh Spiropali, pasi pėrpara se tė prodhohen kartat e identitetit duhet doemos tė kryhet verifikimi dhe kompjuterizimi I rregjistrit kombėtar tė popullsisė. Gjatė kėsaj proteste, dhjetėra aktivistė tė lėvizjes Mjaft mbanin nė duar pankarta me thirrje E duam Shqipėrinė si e gjithė Europa apo Kush e di sa jemi?. |



