Stabiliteti, parakusht pėr zhvillim nė Kosovė
|
Programi pėr zhvillim i Kombeve tė Bashkuara (UNDP) dhe London School of Economics kanė pėruruar revistėn Zhvillimi dhe Konflikti. Revista publikohet nga UNDP Kosovė ndėrsa ėshtė pėruruar pėrmes njė paneli tė ekspertėve dhe zyrtarėve tė nivelit tė lartė, tė cilėt kanė diskutuat mbi Zhvillimin dhe Konfliktin nė kontekstin e Kosovės nė relacion me propozimin e Ahtisaarit.
Revista Zhvillimi dhe Konflikti, qė pėrmban tekste nga autorė tė ndryshėm kosovarė dhe ndėrkombėtarė, pėrshkruan ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me konfliktin dhe zhvillimin nė kontekstin kosovar. Kjo ngjarje ėshtė organizuar nga UNDP-ja ndėrsa ėshtė mbajtur nė qytetin e Mitrovicės, qė konsiderohet si pjesa mė e paqėndrueshme e Kosovės. Pėrfaqėsuesi i Pėrhershėm i UNDP-sė nė Kosovė Frode Mauring nė parathėnien e revistės thotė: Nuk do tė arrihet larg nė ndėrtimin e paqes dhe zhvillim pėrderisa ekzistojnė enklavat e mbrojtura dhe qytetet e ndara nė Kosovė. Qė Kosova ta tejkalojė trashėgiminė e konfliktit, varfėrinė dhe dobėsinė institucionale, nxitja e demokracisė, shoqėria civile e pavarur dhe njė ekonomi e tregut tė lirė janė mė se tė nevojshme. Qė nga viti 1999, Programi pėr Zhvillim i Kombeve tė Bashkuara (UNDP) ka fituar reputacionin si njė partner i fuqishėm dhe i pavarur nė pėrpjekje pėr tė rindėrtuar Kosovėn. Objektivi primar i UNDP-sė ėshtė zvogėlimi i varfėrisė duke ndihmuar promovimin e rritjes ekonomike. Organizata gjithashtu pėrpiqet tė pėrmirėsojė fuqinė e institucioneve kosovare, rris sigurinė e pėrgjithshme tė qytetarėve dhe pėrmirėsojė qėndrueshmėrinė e mjedisit. Kėto plane janė nė linjė me mandatin global tė UNDP-sė pėr zvogėlimin e varfėrisė dhe Objektivat Zhvillimor tė Mijėvjeēarit. |



