Vetėvendosja sėrish demonstron
|
Liderėt e lėvizjes Vetėvendosje, pėrmes njė konference pėr shtyp tė mbajtur tė mėrkurėn, kanė bėrė tė ditur se tė shtunėn do tė mbajnė edhe njė demonstratė nė Prishtinė, pėr tė protestuar kundėr pakos sė ndėrmjetėsit ndėrkombėtar pėr statusin e Kosovės, Martti Ahtisaari, dhe pėr tė kėrkuar lirimin pa kusht nga burgu tė liderit tė kėsaj lėvizjeje, Albin Kurti.
Aktivistėt e kėsaj OJQ-je kanė bėrė tė ditur po ashtu se demonstrata do tė mbahet edhe nėse ndėrkohė do tė ndodhė lirimi i Albin Kurtit, i cili gjendet nė burg qė nga protesta e 10 shkurtit, qė pėrfundoi me dy tė vrarė, mbi 80 tė lėnduar, si dhe mė dy dorėheqje, ajo e ministrit tė Punėve tė Brendshme, Fatmir Rexhepi, dhe komisionarit tė Policisė sė UNMIK-ut, Stephen Curtis. |



