INPO proteston para tri institucioneve publike
|
Me sy dhe gojė tė mbyllur me njė shirit tė zi, aktivistėt e organizatės joqeveritare INPO nga Ferizaj, kanė protestuar tė mėrkurėn para tri institucioneve mė tė rėndėsishme publike tė kėtij qyteti: Kuvendit Komunal, Gjykatės Komunale dhe Spitalit publik, me ērast kanė kėrkuar efikasitet mė tė madh nė punėn e kėtyre institucioneve.
Koordinatori i INPO-s, Ramadan Ilazi, ka deklaruar se para gjykatės protestohet pėr tė reaguar ndaj mungesės sė efikasitetit tė kėtij institucioni, qė duhet tė jetė shtylla mė e fortė e drejtėsisė. Protestojmė para kuvendit sepse kjo qeveri edhe nuk ka aftėsi, kapacitet dhe vullnet pėr tė zgjedhur problemet dhe pėr tė pėrmbushur pėrgjegjėsitė ligjore qė ka, dhe protestojmė para spitalit qė pėr ne pėrfaqėson shėrbimet shėndetėsore, pėr tė reaguar ndaj keqpėrdorimeve dhe mungesės sė profesionalizmit, ka thėnė ai me kėtė rast. INPO ka paralajmėruar se ēdo herė kur institucionet nuk e kryen punėn siē edhe ėshtė e paraparė ata do ta shprehin revoltėn e tyre. |



