Problemet financiare pengojnė veprimtarinė e KMLDNJ-sė
|
Zyrtarėt e KMDLNJ-sė kanė bėrė tė ditur se ky institucion nuk ka tė zgjidhur as ēėshtjen e lokalit, ndėrsa nė mungesė tė mjeteve financiare disa botime tė kėtij Kėshilli kanė mbetur nė gjysmė.
Delegacioni i KMDLNJ-sė, i pėrbėrė nga Pajazit Nushi, Vehap Shita dhe Zejnullah Gruda e njoftoi gjithashtu kryeparlamentarin Berisha se ky kėshill aktualisht ėshtė duke u pėrgatitur njė dokument, nė tė cilin evidentohen dėshmitė pėr krimet e bėra gjatė luftės nė Kosovė Kryetari Berisha ndėrkaq, vlerėsoi lart punėn e kėtij institucioni, si nė kohėn e paraluftės, ashtu edhe pas luftės, mirėpo nuk pėrmendi ndonjė mbėshtetje eventuale financiare. Profesori i sė drejtės ndėrkombėtare, Zejnullah Gruda, gjatė kėtij takimi shtroi kėrkesėn qė nė Kushtetutėn e Kosovės, nė kapitullin pėr tė drejtat e njeriut, tė lihet vend edhe pėr tė drejtat ekonomike, sociale e kulturore, pėr tė mundėsuar kėshtu zbatimin e traktateve ndėrkombėtare, tė cilat garantojnė kėto tė drejta. |



