AER-i prezanton projektin "Pėrkrahje pėr policinė"
|
Pėrfaqėsuesit e Agjencisė Evropiane pėr Rindėrtim (AER) kanė organizuar tė enjten njė tryezė ku prezantuan projektin "Pėrkrahje pėr policinė", tė financuar Bashkėsia Evropiane pėr pėrkrahjen e zhvillimit institucional tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, nė harmoni me standardet dhe praktikat e BE-sė.
Ndėr ēėshtjet mė tė rėndėsishme nė fillim tė implementimit tė projektit ishte vlerėsimi i legjislacionit ekzistues lidhur me MPB-nė, si dhe zhvillimi i njė koncepti strategjik pėr pėrmirėsimin e zbrazėtirave juridike tė identifikuara nė ligje. Si ēėshtje tjetėr esenciale nė kėtė projekt ishte edhe shqyrtimi i strukturės organizative tė MPB-sė bazuar nė parimet dhe standardet e BE sė, siē janė orientimi drejt efikasitetit dhe efektshmėrisė sė stafit dhe klientėve. Themelimi i departamenteve tė Ministrisė ėshtė pėrkrahur me propozime pėr pėrshkrimin e detyrave dhe vendeve tė punės pėr stafin e Ministrisė, si dhe tė rregullave pėr procedurat e brendshme, tė cilat duhet ta rregullojnė punėn e pėrditshme, bashkėpunimin, koordinimin dhe rrjedhėn e punės ndėrmjet njėsive tė MPB sė. "AER-i ėshtė i kėnaqur me tė arriturat gjatė kėsaj faze tė implementimit tė projektit dhe do tė vazhdojė pėrkrahjen e tij pėrmes ndėrtimit tė kapaciteteve pėr Ministrinė", tha Miriam Fuchs, menaxhere e Programit nė AER. Nė kėtė tryezė u fol edhe pėr trajnimet e veēanta pėr Shtyllėn e Krimit tė Shėrbimit Policor tė Kosovės. Ndėrkaq zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme, Dejan Jankoviq, falėnderoi ekspertėt e AER it pėr punėn dhe angazhimet e tyre pėr ngritjen dhe profesionalizimin e MPB. |



