Intensifikohen pėrpjekjet pėr zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve
|
Komisioni pėr tė Zhdukurit ėshtė pėrforcuar tė premten edhe mė dy sekretarė permanentė tė Ministrisė sė Kthimit dhe Komuniteteve nė betejėn pėr tė qenė mė i fuqishėm nė zbardhjen e fatit tė tė zhdukurve, gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.
Pasi ka caktuar 27 prillin si Ditėn e tė zhdukurve nė Kosovė ky komision ėshtė duke punuar nė mbledhjen e sa mė shumė informatave, si nga vendorėt po ashtu edhe nga ndėrkombėtarėt, pėr zbardhjen e fatit tė tė pagjeturve, ėshtė thėnė nė takimin e sė premtes, pas zgjerimit tė pėrbėrjes sė kėtij komisioni qė kryesohet nga Arif Muqolli, kėshilltar i kryeministrit Agim Ēeku. Qėllimi i kėtij komisioni ėshtė qė ta vė nė lėvizje njė mekanizėm tė tėrė i cili do tė sjellė rezultate mė tė mira nė krahasim me ato qė i kemi pasur deri mė tani, nė mėnyrė qė tua lehtėsojmė dhe tua zbusim dhimbjen edhe pritjen familjarėve tė cilėt ende presin pėr njerėzit, pra pėr familjarėt e tyre. Ne mendojmė se ky Komision kjo pėrbėrje, kjo formė e organizimit do tė sjellė rezultate, ka thėnė kryetari Muqolli. Muqolli ka thėnė se, pėrkundėr punės dhe vullnetit tė Komisionit qė ai drejton, gjetja e tė zhdukurve nuk ėshtė e lehtė pasi qė pala tjetėr nuk bashkėpunon sa duhet nė kėtė drejtim. Ai tha se pėr kėtė gjė do tė kėrkohet ndihma e tė gjitha mekanizmave ndėrkombėtar. Sot nė Kosovė vlerėsohet se mbi 2.000 njerėz janė tė zhdukur pėr fatin e tė cilėve ende nuk dihet gjė. |



