for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Politics > Corruption & transparency skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
08 Shtator 2008

“ĒOHU!”, kundėr korrupsionit

Organizata joqeveritare ĒOHU! ka nisur njė protestė, nė tė gjitha qendrat kryesore tė Kosovės, kundėr varfėrisė, korrupsionit dhe shtrenjtimit tė energjisė elektrike me moton “A u bo boll”.

Nė deklaratėn e saj publike, ĒOHU! thotė se, edhe pse gati gjysma e popullsisė kosovare jeton nė varfėri absolute, kurse rreth njė e treta nė varfėri ekstreme, ndėrkaq 45 % tė kosovareve janė tė papunėsuar, Qeveria e Kosovės duket se do ta pranojė vendimin pėr shtrenjtimin e energjisė elektrike deri nė dyfishin e ēmimit aktual.

“Kosovari ėshtė me i varfėri nė rajon, me tė ardhura pėr koke banori, shumėfish mė tė ulėta sesa tė ardhurat mesatare tė rajonit. Edhe para vendimit pėr shtrenjtim tė rrymės elektrike, kosovari ka paguar gati dyfishin e ēmimit pėr kilovat ore energji elektrike, me gjithė ndėrprerjet e shumta tė rrymės dhe korrupsionin pervaziv nė KEK”, thuhet nė deklaratėn e ĒOHU!.

Kjo organizatė akuzon Qeverinė Ēeku e cila, sipas saj, ka injoruar varfėrinė, korrupsionin dhe krimin e organizuar. “Qeveria e Kosovės pothuajse nuk ėshtė marrė fare me aspektet ekonomike tė vendit derisa po kalon njė vit me njė vakum tė plotė nė politikat pėr punėsim, shėndetėsi dhe arsim”.

Sipas njė pėrllogaritje tė Organizatės ĒOHU! thuhet se Qeveria ka blerė, mes 500 e 700 makina, pa llogaritur kėtu makinat e Kuvendit tė Kosovės, kurse ministritė kanė vazhduar tė shpenzojnė qindra mijėra euro nė telefonata, karburante, dreka e shpenzime tjera qė nuk i kontribuojnė fare zhvillimit tė vendit.

ĒOHU! duke kundėrshtuar kėto dukuri nė shoqėrinė kosovare, ka nisur tė martėn njė fushatė, tė shoqėruar mė me posterin "A u bo boll?" i cili ėshtė vendosur nė qendrat kryesore tė Kosovės.

Komentet e pėrdoruesve

Nuk ka komente.



 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel