for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > War and peace > Peace skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
06 Korrik 2008

Sfidat e Kosovės me armėt ilegale

Sipas zyrtarėve kosovarė dhe atyre ndėrkombėtare tė sigurisė, sot nė Kosovė, ekzistojnė rreth 400 mijė armė tė vogla dhe tė lehta nė duart e personave tė paautorizuar.

Kjo ėshtė njė sfidė pėr institucionet kosovare pasi qė posedimi ilegale i njė sasie tė tillė armėsh ėshtė njė rrezik fizik, psikologjik por edhe ekonomik pėr vendin. Kėto konstatime kanė dalė gjatė konferencės “Iniciativa e Kosovės pėr kontrollin e armėve tė vogla” tė cilėn e kanė organizuar UNDP-ja dhe zyra e kryeministrit tė Kosovės, Agim Ēeku.

Kjo konferencė ka pasur pėr qėllim krijimin e njė komisioni dhe tė strategjisė pėr rregullimin me ligj pėr ata qė duan tė posedojnė armė tė kalibrit tė vogėl.

“Qėllimi kryesor nė procesin e kontrollit tė armėve me kalibėr tė vogėl nuk ėshtė ēarmatimi i popullsisė, por forcimi i kontrollit tė armėve me kalibėr tė vogėl dhe atyre tė lehta nė Kosovė, nga ana e autoriteteve”, ka thėnė nė kėtė konferencė, shefi i UNDP-sė, Frode Mauring.

Edhe ministri i Brendshėm i Kosovės, Blerim Kuēi, ka thėnė se ministria qė ai e drejton e vlerėson si ēėshtje mjaft tė rėndėsishme kontrollin mbi armėt e vogla, por pėr t’u bėrė kjo, Kuēi ka thėnė se kusht ėshtė qė, institucionet kompetente, tė jenė tė afta.

I pranishėm nė kėtė konferencė ka qenė edhe ministri i Drejtėsisė, Jonuz Salihaj, i cili ka shprehur gatishmėrinė e ministrisė sė tij qė tė jap kontributin e saj nė pėrballje me sfidėn e armėve ilegale nė vend.

Vlerėsohet se legjislacioni kosovar, qė ka tė bėjė me ēėshtjen e kontrollit tė armėve tė vogla dhe tė lehta, ka njė boshllėk i cili duhet pėrmbushet shumė shpejtė.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel