for spiders only SEE Portal - Albanian Homepage > Nė Brendėsi > Development > Labour skip to main content
OneWorld.net_home_link Logo_ shko te OneWorld.net faqja kryesore
Kėrko pėr
AKTUALITET NĖ BRENDĖSI PARTNERĖ PĖRFSHIHU RRJETI YNĖ
06 Korrik 2008

Tė drejtat e punės nė Bosnjė e Hercegovinė

Sipas Kushtetutės, nuk ka njė sistem tė unifikuar kombėtar pėr tė rregulluar tė drejtat e punės, me kompetenca tė plota nė tė gjitha nivelet. E drejta e punėsimit nė Bosnjė mbėshtetet nė Ligjin e Punės dhe nė kontratat e nėnshkruara mes punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve.

Duke folur mbi legjislacionin e punės ne duhet tė kemi nė mendje qė Kushtetuta e Bosnjės ka prioritet mbi tė gjithė legjislacionin, kėshtu qė tė drejtat dhe detyrimet e punėsimit nuk mund tė rregullohen nėse nuk janė nė pėrputhje me standardet ndėrkombėtare nė Konventave Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut dhe Liritė Themelore; Organizatės Ndėrkombėtare tė Punės dhe Kartės Sociale Evropiane.

Qėllimi i kėtyre dokumenteve ėshtė pėrcaktimi i tė drejtės pėr punė, rrogat dhe sigurimet shoqėrore, shėndeti dhe sigurimi nė punė, e drejta pėr tė krijuar sindikata, ndalimi i diskriminimit tė ēdo forme, mundėsive tė barabarta pėr pėrparim, mbrojtje nga shteti etj. Megjithatė bazuar nė situatėn aktuale ne mund tė konkludojmė qė kėto akte ligjore ndėrkombėtare nuk janė rrėnjosur nė Bosnjė megjithėse vendi ka detyrime tė qarta pėr tė krijuar mekanizmat nė sigurimin e aplikimit tė tyre.

Kėto dispozita janė tė papėrcaktuara qartė duke u lėnė mjaft lėnė hapėsirė punėdhėnėsve, e cila ndodh shpesh.

Ato u sigurojnė punėdhėnėsve tė kenė mundėsi tė prishin kontratat e punės duke lajmėruar nė kohėn e duhur kur:
1. prishje tė tilla janė tė justifikuara pėr shkaqe ekonomike, teknike apo organizative
2. nėse njė punėmarrės nuk ėshtė i aftė tė kryejė detyrimet e tij tė parashikuara nė kontratė

Legjislacioni nuk ka parashikuar detaje nė atė se ēfarė konsiderohet prishje e justifikuar e kontratės. Mė saktė ajo ėshtė lėnė nė dorė tė punėdhėnėsve pėr tė pėrcaktuar se nė cilat kushte ajo ndodh dhe shumė punonjės janė pushuar nga puna nga dispozita tė tilla. I njėjti konkluzion pėr pasaktėsi ėshtė i vlefshėm nė pėrcaktimin e detyrimeve tė punėmarrėsve i cili gjithashtu u lė dorė tė lirė punėdhėnėsve pėr t’i pėrcaktuar ato. Kjo lehtėsisht tė shpie nė njė situatė tė tillė ku gjendja shėndetėsore e punonjėsve pėr sa i pėrket aftėsive nė punė ėshtė bėrė nga punėdhėnės jokompetentė dhe jo nga ekspertėt e institucioneve shėndetėsore.

Si rrjedhim, punonjėsit shpesh dėshtojnė tė kenė pėrkrahje ligjore. Kėshtu ndodh shpesh qė punėdhėnėsit i prishin kontratat e punės pa dhėnė detaje tė arsyetuara siē parashikon ligji pėr tė informuar punonjėsit qė ai ėshtė i pushuar nga puna, ose me njė vendim tė shkruar mbi pushimin pa listuar kompensimet e mundshme dhe tė drejtėn e pagės sė pushimit nga puna. Pa njė vendim tė tillė njė punonjės nuk mund tė ketė disa nga tė drejtat e tij, tė tilla si tė raportohet nga zyra e tė papunėve, sigurim shėndetėsor, tė aplikojė pėr ndihmė financiare si i papunė etj.

Njė tjetėr problem i madh qė ka tė bėjė me shkeljet e tė drejtave tė punėtorėve ėshtė ēėshtja e pagesave tė rrogave tė prapambetura. Megjithėse nė Nenin 83 qė punėmarrėsi ka tė drejtėn e pagės tė pėrcaktuar nė Kushtet e Marrėveshjes Kolektive dhe nė ligjet e tjera qė i detyron punėdhėnėsit tė bėjnė pagesat jo mė vonė se 30 ditė pas periudhės qė ėshtė bėrė pagesa paraardhėse, dhe neglizhimi i bėrė nė mosplotėsimin e kėtij detyrimi pėrbėn njė kundėrvajtje pėr personat pėrgjegjės. Gjithashtu njė punėmarrės ėshtė i detyruar t’i paraqesė mė shkrim pagėn neto dhe bruto ēdo punėmarrėsi, e cila ndoll mjaft rrallė, kėshtu qė kjo dispozitė mbetet vetėm nė letėr. Ky treg ėshtė mjaft i ashpėr pėr punonjėsit qė pėrpiqen tė mbrojnė tė drejtat e tyre pėr shkeljen qė u bėhen nė pagė para gjykatave, tė cilat kėrkojnė qė i gjithė dokumentacioni i llogaritjes sė pagės tė paraqitet si provė nė gjykatė.

Pagesa nė rastet e pushimit nga puna dhe ndėrprerjes sė kontratės sė punės kur nuk ėshtė faji i punėmarrėsit, ose pagesa e pensionit tė pleqėrisė janė parashikuar nė Ligjet e Punės (Nenet 127 dhe 120), por janė mjaft rrallė tė zbatuar praktikisht kėshtu qė ky lloj kompensimi ėshtė ushtruar zakonisht nėpėrmjet Gjykatės nė ēėshtjet gjyqėsore.

Vendosja e punonjėsve “nė pritje” apo “nė asistencė” ėshtė njė nga problemet madhore nė Bosnjė. Nė shumė raste ndodh qė nė mėnyrė tė njėanshme, pa shpjegime vendosen punonjėsit “nė pritje”, duke mos respektuar detyrimet e kontratave, tė parashikuara nė nenin 70, pėr kompensimin gjatė kohės sė ndėrprerjes. Shuma e kompensimit ėshtė pėrcaktuar nė Kushtet e Marrėveshjes Kolektive, Rregulloren dhe Kontratat e punės, por nė praktikė, zakonisht ato pėrcaktohen nga punėdhėnėsit, duke lėnė si zgjidhje tė vetme pėr punėmarrėsit ankimin nė gjykatė pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre. Gjykata nė fakt zakonisht I ka pranuar kėrkesat e tyre si tė arsyeshme dhe tė mbėshtetura.

Megjithėse Ligjet e Punės ndalojnė tė gjitha format e diskriminimit nė punėsim, ligjvėnėsit e kanė pare tė nevojshme tė shtojnė dispozita tė qarta duke theksuar mbrojtjen e grave shtatzėna, siē pėrcaktohet nė Nenet 53 dhe 71. Megjithatė praktikisht gratė shtatzėna janė rrallė tė punėsuara, por nuk janė tė pakta rastet kur gratė shtatzėna me kontrate pune me kohė tė plotė janė pushuar.

I gjithė legjislacioni ngre njė detyrim pėr formimin e Komisionit tė Implementimit nė Nenet 143 dhe 152, si njė instrument pėr mbrojtjen e tė drejtave tė punėtorėve i pėrdorur nga shumė punonjės pėr tė mbrojtur tė drejtat e tyre nė lidhje me krijimin e statuti ligjor me peticione drejtuar organeve kompetente. Pėr fat tė keq puna pėr njė komision tė tillė ka qenė me hapa mjaft tė ngadaltė dhe profesionalisht jokompetente.

Nė shumicėn e rasteve, akoma nuk janė miratuar vendimet e pesė viteve mė parė nė dosjet e ankimimeve, dhe komisioneve tė shkallės sė dytė shpesh u duhen deri dy vjet pėr tė shqyrtuar ankesat. Pėr ta keqėsuar mė shumė gjendjen e kėtyre vendimeve tė marra, vetėm njė pjesė mjaft e vogėl e tyre janė ekzekutuar duke detyruar punėdhėnėsit tė bėjnė pagesa minimale nė rastin e pushimit nga puna me pagesa tė vendosura nga Gjykata.

Pėr sa mė sipėr ka njė numėr tė madh punėtorėsh nė Bosnjė qė nuk kanė tė drejtėn e sigurimeve shėndetėsore ose ndonjė garanci pėr tė pasur pension tė plotė pleqėrie nė tė ardhmen.


Sipas njė studimi tė bėrė nga korrespondentėt e Qendrės pėr Gazetari Hulumtuese (QGI) tė Sarajevės, mbi 24.000 qytetarė punojnė nė punė tė zezė, tė detyruar tė punojnė me paga mjaft tė ulėta pėr shkak tė mbijetesės. Gazetarėt e QGI kanė biseduar mė punėtorėt, pensionistėt, sindikatat, inspektorėt e punės, autoritet e taksave dhe tė fondeve tė pensioneve mbi tregun ekonomik tė punės nė tė zezė. Rezultatet e vėzhgimeve tė tyre janė paraqitur nė Raportin e Qendrės “Jeta e punėtorėve nė tė zezė”.

Sindikatat thonė qė ata janė tė pafuqishme, inspektorėt tė cilėt duhet tė zbulojnė shkeljet dhe tė demaskojnė thyerėsit e ligjit deklarojnė se s’mund tė bėjnė asgjė. Zyrat e pensioneve dhe organet e tatimeve nuk ushtrojnė presion mbi kompanitė private pėr tė paguar detyrimet e tyre ndaj punonjėsve, ato nuk i regjistrojnė kėta shkelės sė ligjit dhe i demaskojnė nė publik. Punėmarrėsit pranojnė tu binden listės sė detyrimeve tė situatės negative tė ekonomisė duke e pėrjashtuar veten e tyre.

Sindikatat nė Bosnjė janė grupuar nė Bashkimin e Sindikatave tė Pavarura tė Bosnjės (BSPB), Sindikatat e Republikės Serbe tė Bosnjės (SRSB) dhe Sindikatat e Distriktit tė Brēko (SDB).

BSPB ka 12 degė qė mbrojnė tė drejtat e punėtorėve nė sektorė tė ndryshėm tė ekonomisė dhe qeverisė dhe me 150.000 anėtarėt e saj ėshtė sindikata mė e madhe nė vend.

SRSB ka 14 degė qė luftojnė pėr interesat e anėtarėve tė tyre, si garantimi i legjislacionit tė punės dhe konventave ndėrkombėtare. SRSB pėrfaqėson nevojat e punėtorėve pėr tu lidhur nė organ tė vetėm qė do tė bėjė tė mundur pėrfaqėsimin ligjor tė tyre.

Sindikata e Distriktit tė Brēko ėshtė krijuar me 7 shkurt 2001 nė pėrputhje me marrėveshjen mes BSPB dhe SRSB mė 23 Maj 2000, si njė organizatė me baza vullnetare tė punėtorėve tė distriktit tė Brēko. Sindikata ushtron aktivitetet e saj nė mbrojtje tė interesave tė anėtarėve tė saj duke bashkėpunuar me sindikatat e tjera nė Bosnjė, nė Evropė dhe nė tė gjithė botėn me qėllim forcimin e bashkėpunimit mes sindikatave.

Tre sindikatat krijuan Konfederatėn e Sindikatave tė Bosnjės (24 Qershor 2005) me synimin qė tė siguronin njė mbrojtje mė efektive tė interesave dhe tė drejtave tė punėtorėve nė Bosnjė. Ajo miratoi programin 4-vjeēar (2005-2009), i cili ėshtė pėrqendruar nė luftėn pėr tė drejtat njerėzore tė punėtorėve dhe ato tė sindikatave, me qėllim qė tė parandalojė efektet negative tė tranzicionit dhe privatizimit nė Bosnjė.

Por, pavarėsisht nga mundėsitė pėr organizim dhe ekzistencė tė strukturave, sindikatave u mungon fuqia e nevojshme pėr tė mbrojtur interesat e anėtarėve tė tyre dhe kundėrshtimit tė qeverisė dhe arrogancės sė punėdhėnėsve, tė cilat refuzojnė tė hyjnė nė dialog me punėtorėt derisa ata tė vendosin tė pėrdorin metoda radikale tė protestės, tė tilla si bllokimi i rrugėve dhe grevat e urisė. Ne duhet tė theksojmė kėtu qė punėtorėt janė disi tė detyruar tė ndėrmarrin veprime tė tilla pasi ata nuk kanė njė mbėshtetje aktive tė sindikatave. Roli i sindikatave ėshtė zvogėluar nė mėnyrė tė dukshme dhe akoma ne mund tė themi qė ato nuk kanė pasur rezultate tė mira, veēanėrisht nė lidhje me kontratat kolektive. Riorganizimi i sindikatave, adoptimi i njė pozicioni mė tė qartė dhe mė tė fortė dhe aktiviteteve mė shumė bindėse ėshtė e nevojshme nėse ato duan tė garantojnė njė mbrojtje tė vėrtetė tė tė drejtave tė punėtorėve.

Ēfarė ne thamė mė sipėr tė ēojnė nė konkluzionin qė sfera e tė drejtave tė punės ėshtė e parregulluar, situata ekonomike nė vend ėshtė kritike dhe madje legjislacioni ekzistues pozitiv ėshtė gjerėsisht i pazbatuar.




 
Kanalet tematike dhe bashkėpunuese tė OneWorld pėrfshijnė:
AIDS channel digital opportunity channel open knowledge network support centre tiki the Penguin, Kids Channel