Tė drejtat e punės nė Maqedoni
|
Punėtorėt po vdesin apo plagosen seriozisht nė vendin e tyre tė punės ēdo ditė. Njė punėtor i Kompanisė sė Ndėrtimit Granit ėshtė varrosur nėn njė shkėmb ndėrsa punonte nė hapjen e rrugės sė Kompleksit Hidro-energjetik Sveta Petka. Njė tjetėr punėtor u vra ndėrsa instalonte sistemit e ventilimit tė ajrit nė Delveco. Njė mekanik u shtyp nga njė pllakė metalike ndėrsa po riparonte njė kamion. Njė tjetėr vdiq ndėrsa po frynte njė gomė traktori qė shpėrtheu pasi nuk ishte vendosur siē e kėrkonin rregullat nė njė kafaz tė hekurt pėr tu mbrojtur nga njė rast i tillė. Punėtoret e ndėrmarjeve tekstile bien pa ndjenja nė vendin e tyre pasi temperatura gjatė verės arrin nė 40 gradė Celsius. Ato nuk mund tė kryejnė frymėmarrje normale pasi pronarėt nuk instalojnė sistemet e ajrimit dhe tė kondicionimit.
Mbrojtja nga rreziqet profesionale pothuajse nuk ekziston. Inspektorėt e punės dhe pėrfaqėsuesit e Shoqatės pėr Mbrojtjen nė vendin e punės pranojnė qė punėtorėt kanė mungesa tė kushteve tė pėrshtatshme. Pronarėt nuk tregojnė kujdes pėr shėndetin e punėtorėve tė tyre. Gjithēka qė ata duan ėshtė tė pėrfitojnė sa mė shumė dhe sa mė shpejt. Punėdhėnėsit nė realitet kėrkojnė tė shtrydhin gjithēka nga punėmarrėsit e tyre, thotė Agim Shaqiri, Kryetar i Sigurisė nė Vendin e punės nė Inspektoratin Shtetėror tė Punės. Sot, i vetmi pėrcaktim i sigurisė dhe mbrojtjes nė punė ėshtė nėse njė punėtor e merr pagėn e tij rregullisht dhe nėse sigurimet shoqėrore tė tij janė paguar. Mirėpo siguria dhe sigurimi nė punė ėshtė mė shumė se kaq. Pėrqindja e madhe e papunėsisė dhe varfėria e madhe i detyron punėtorėt tė pranojnė ēdo punė qė ju ofrohet. Ata nuk e marrin parasysh kushtet e sigurisė nė vendin e punės, qoftė nė ndėrtim, miniera apo fabrikat tekstile. Tranzicioni nė Maqedoni filloi nė tė njėjtėn kohė si nė tė gjitha vendet e tjera tė Evropės Lindore, mė 1991. Kjo do tė thotė tė njėjtėn gjė si nė vendet e tjera, njė ndryshim tė madh tė marrėdhėnieve dhe konditave ekonomike dhe politike, p.sh. futjen nė pėrdorim tė ekonomisė sė tregut dhe demokracisė politike. Peshėn kryesore tė kėtyre ndryshimeve, veēanėrisht privatizimi i ndėrmarrjeve dhe kompanive shtetėrore ra nė duart e njerėzve tė gabuar. Pėr shkak tė falimentimit, paaftėsisė, shkurtimeve etj, shumė punėtorė humbėn vendin e punės. Nga ana tjetėr mungesa e politikave sociale nė ndėrgjegjėsimin pėr rritjen e papunėsisė ka ēuar nė njė ndjenjė tė pasigurisė sociale tė punėtorėve. Sipas Zyrės Kombėtare tė Statistikave paga mesatare nė Maqedoni nė Janar 2007 ishte rreth 230 euro. Akoma 13,5% e punėtorėve nuk e kanė marrė atė qė kanė fituar. Nga totali i popullsisė sė aftė pėr punė 578.810 vetė ka njė punė 64.1% ndėrsa 35.9% janė tė papunė. Sipas link http://www.zvrm.gov.mk/WBStorage/Files/Zakon%20za%20rabotnite%20odnosi.pdf Ligjit mbi Marrėdhėniet e Punės>, puna javore ėshtė 40 orė (pėr punė me kohė tė plotė). Pėr punėtorėt qė punojnė nė kushte tė vėshtira, tendosje intensive dhe pozicione tė rrezikshme, dhe atje ku efektet e rrezikshme nuk mund tė eliminohen plotėsisht, orari i punės mund tė jetė mė i shkurtėr por jo mė pak se 30 orė nė javė, thuhet nė kontratat kolektive. Paga ėshtė siguruar nga pasuria e punėdhėnėsit, nė proporcion me punėn e bėrė dhe kontributin e punonjėsve nė pėrfitimet dhe tė ardhurat e kompanisė, nė pėrputhje me kushtet e parashikuar me ligj dhe nė marrėveshjet kolektive. Pėr fat tė keq pak nga ajo qė pėrmban ligji zbatohet aktualisht nė praktikė. Shpesh punėtorėt janė tė detyruar tė punojnė 12 orė nė ditė (e cila bėn njė javė pune me 60 orė) pėr njė pagė rreth 100 euro. Shpesh ata janė punėsuar dhe punojnė ilegalisht, pa ua paguar rregullisht sigurimet shoqėrore, e cila pėrbėn njė shkelje ligjore. Pra papunėsia e madhe shkakton njė tjetėr problem nė lidhje me tė drejtat e punės. Nė pėrqindjen aktuale tė papunėsisė punėtorėt janė tė frikėsuar pėr tė kėrkuar tė drejtat e tyre, pėr tė cilėn janė dhėnė prova nga punėdhėnėsit pėr tė gjetur zgjidhjen mė tė thjeshtė duke pushuar rebelėt dhe duke marrė punonjės tė rinj nė vend tė tyre, tė cilėt mund tė jenė mė tė pėrmbajtur pėr tė mbrojtur pagat e ulėta sesa tė mos pėrfitojnė asgjė. Lėvizja sindikaliste nė Maqedoni nuk e di apo nuk do ta pėrdorė fuqinė qė ajo ka nė duart e saj pėr tė pėrmirėsuar situatėn e pėrgjithshme tė klasės punėtore. Kjo ėshtė njė pikėpamje e Lazar Joveskit, tė cilit Marrėveshja Kolektive , libri i parė qė trajton problemet e sindikatave si dhe marrėdhėniet dhe negociatat e tyre me qeverinė dhe dhomat e tregtisė nė vend. Joveski thotė qė ėshtė njė gjė e zakonshme pėr BE-nė dhe USA qė partitė politike tė kėrkojnė mbėshtetje zgjedhore politike nga sindikatat, e cila mund tė kthehet nė njė armė tė fuqishme nė duart e tyre. Ai beson qė qeveria nuk mund ta anashkalojė faktin qė ėshtė e interesuar tė tėrheqė dhe tė kanalizojė udhėheqėsit sindikalistė drejt platformave tė tyre, por sindikatat duhet tė luajnė rolin e tyre duke kėmbėngulur nė kėrkesat dhe politikat si dhe tė ushtrojnė presion ndaj qeverisė nė mbrojtje tė tė drejtave tė tyre. Problemi ėshtė se sindikatat nė Maqedoni as nuk mund tė bien nė ujdi me njerėzit qė ata pėrfaqėsojnė dhe paraqiten si njė partner negociues i qeverisė, megjithėse nuk ėshtė e nevojshme njė gjė e tillė. Sipas legjislacionit ekzistues ēdo sindikatė qė ka pėrkrahjen e mė shumė se njė tė tretės sė gjithė punėtorėve nė sektorin e industrisė kanė tė drejtėn e negociatave me punėdhėnėsit dhe qeverinė. Krijimi i njė komiteti tė unifikuar do tė linte mbresa tė mėdha tek partnerėt socialė dhe marrėveshjet kolektive do tė ishin atėherė vetėm njė formalitet. Apo jo? |



